Arkiva e lajmeve
                   

31.8.2010.

31. gusht 2010.

Rindërtohet kalimi kufitar tek Prohor Pçinjski

Preshevë – Vendkalimi kufitarë ndërkombëtarë prohor pçinjski dje është hapur pas mbarimit të punëve në rindërtimin e tijë.

Punët në rindërtimin e kalimit Prohor Pçinjski janë kryer parat afatit të paraparë me kontratë, për pak më tepër se pesë muaj. Vendkalimi është ndërtuar në një pjesë më të përshtatshme dhe ka katër korsi vendkalimi, dy në hyrje dhe dy në dalje të kufirit. Është ndërtuar sinjalizimi i plotë, si dhe zyre të reja për personelin doganorë dhe policinë kufitare.

Në kalimin kufitarë Prohor Pçinjski vërehet rritje e vazhdueshme e trafikut dhe nga fillimi i vitit e deri më sot kanë kaluar 9.000 automjete dhe 27.000 udhëtarë. Gjatë vitit 2009 numri i kalimtarëve është rritur për 30% në krahasim me vitin 2008, dhe vetëm në disa muaj të fundit në këtë vendkalim kufitarë është vërejtë rritja prej 10% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

,,Vendkalimi kufitarë Prohor Pçinjski është alternativë e rëndësishme për vendkalimin kufitarë në Preshevë, i cili është në në një presion të lartë, sidomos gjatë sezonës turistike'', deklaroi Zharica Veselinoviq, administratore e Doganës së Nishit. Pas përfundimit të punëve në vendkalimin kufitarë Prohor Pçinjski janë krijuar kushte më të mira si për udhëtarë poashtu edhe për doganierët që punojnë në kufi.

Vlera e këtij investimi kap sumën prej 70 milionë dinarë.