Arkiva e lajmeve
                   

19.8.2010.

20. gusht 2010.

INTERVISTË: SLLOBODAN DRASHKOVIQ, KRYETARI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS – Marrë nga NIN-i


Komuna e Medvegjës me një sipërfaqe prej 542 km katrorë gjendet në pjesën jugore të Serbisë qendrore. Në 35 bashkësi lokale, apo 44 fshatra, jetojnë 10.760 banorë.
Bisedojmë me kryetarin e komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviqin.

Për qfar arsye infrastruktura e Medvegjës është e dobët, dhe se a po përmirësohet situata në këto vitet e fundit?

Sa i përket zhvillimit të infrastrukturës, ndihmën më të madhe e kemi nga Trupi koordinues. Këtë vitë për rregullimin e infrastrukturës kemi marrë një ndihmë prej 43 milionë dinarësh. Infrastruktura bëhet në mënyrë të planifikuar dhe për momentin është ka punohet në rregullimin e rrugës e cila shpie nga Banja e Sijarinës e deri në Medvegjë. Katër kilometra janë kryer dhe presim që direksioni Republikan për rrugë të vazhdojë rregullimin e rrugës M9 i cili shkon në drejtim të Leskocit, rrugë e cila do të na mundësojë komunikim të mirë  të transportit. Kur është fjala për ujësjellësin  dhe kanalizimin, duhet cekur se kemi bërë zëvendësimin e tubacioneve në qytetin e Medvegjës në një gjatësi prej 1.200 metrash. Kemi zëvendësuar gypat e azbestit me ceva polietilen dhe këto ditë është ne përfundim e sipër rrjeti sekondar dhe primarë. Nga Ministria e pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale kemi marrë një ndihmë prej 14 milionë dinarë për investime në bashkësitë lokale për të cilën edhe ka përfunduar dokumentacioni për tender ku dhe janë nënshkruar kontratat.

Cilat janë sot potencialet bazë të zhvillimit ekonomik të Medvegjës?

Shtylla e zhvillimit ekonomik të kësaj komune është miniera Leqe të cilën para disa muajsh e ka shpallur të hapur kryetari Boris Tadiq. Deri në fundë të vitit, në këtë minierë duhet të punësohen rreht 350 minatorë. Shumica e të punësuarëve janë nga komuna e Medvegjës dhe se vërehet një interesim i shtuar për punësim në këtë minierë. Jamë i kënaqur me privatizimin e kësajë miniere nga ana e Farmakom MB, zotëri Mirosllav Bogiqeviqit për arsye se punëtorët kanë paga të mira dhe se neve me rregull na paguajn tatimet mbi të ardhurat. Kur të fillojë shitja e lëndës primare, të ardhurat do të jenë edhe më të larta e poashtu edhe buxheti i komunës do të rritet.

Falënderime të posaqme më duhet t'i shprehë zotëri Milan Markoviqit, kryetarit të Trupit koordinues, i cili ka dhënë  angazhimin më të madh në privatizimin dhe fillimin e punës së kësaj miniere.

Sa janë të gatshme Institucionet tjera shtetërore të Republikës së Serbisë të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve sociale në Medvegjë, dhe sa janë të hapura për këtë qështje institucionet europiane?

Me unionin Europian, përmes IMG-së kemi ndërtuar ndërtesën me tetë banesa. Gjashtë banesa u kemi ndarë qytetarëve të shpërngulur dhe refugjatëve ndërsa dy banesa u kemi dhënë më të varfërve të cilët për fatë të keq kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.

Gjatë dorëzimit të banesave, të pranishëm kanë qenë ambasadori o unionit Europian Dezher si dhe ministrat Markoviq dhe Lajiq me komesionierin për refugjat zotëri Tuciq.

Me ndihmën e Ministrisë për punë dhe politikë sociale, kemi ndërtuar edhe të ashtëquajtur strehim ditorë e cila veq ka filluar së përdoruri dhe pres që përmes ndihmës së Qeverisë, Trupit koordinues dhe Ministrisë për punë dhe politikë sociale të ndërtojmë edhe strehim për qëndrim disaditorë me një kapacitet prej 50 personash.

A kanë mundësi rinia e Medvegjës, që pas shkollimit fillorë dhe të mesëm të vazhdojnë shkollimin në rrethinën e tyre?

Ne  kemi paralele të dy fakulteteve të Univerzitetit të Nishit, të atijë Juridik dhe Ekonomik. Janë lajmëruar një numër i konsiderueshëm i studentëve dhe presim që këtë vitë ky numër edhe më tej të rritet.

Sipas jush, cilat janë kapacitetet më të rëndësishme të pashfrytëzuara?

Komuna e Medvegjës ka kapacitete ekonomike, 73% të teritorit të sajë janë male që dmth se kemi dru të mjaftueshëm. Gjithashtu kemi edhe burime mineralesh, që përpos minierës Leqe e cila është privatizuar, kemi edhe oniks mermeri në banjën e Sijarinës, gurë kualitativ në teritorin  fshatit Buçumet.

Teritori i komunës së Medvegjës ekologjikisht është i pastër. Është e përshtatshme për prodhimin e ushqimit të shëndetshëm si atij bimorë poashtu edhe të atij shtazorë. Një një rreze prej 100 km nuk ka asnjë fabrikë e cila do të ndikojë në ndotjen e tokës apo ajrit të komunës sonë. Kur është fjala për aktivitetet e pushtetit lokal, më duhet të ceki se jemi ka punojmë në përpilimin e planit hapësinorë të komunës, plan i cili duhet të përfundojë deri në fundë të këtij viti. Kemi planin detal-gjeneral, në bazë të së cilit në komunën tonë kemi burime të pashfrytëzuara. Me këtë rastë apeloj tek investitorët që të vijnë tek ne dhe të zhvillojnë më tepër biznesin e tyre.