Arkiva e lajmeve
                   

13. gusht. 2010.

13. gusht 2010.

Nga HELP-i 130.000 еuro

Organizata humanitare Gjermane HELP dhe qyteti i Vranjës deri më dhjetorë të vitit 2011 do t’i përkrahë 50 fillestarë me një sumë prej 130.000 euro në biznes dhe ata që planifikojnë të zhvillojnë biznesin e filluar që më parë. Kontratën mbi këtë prjekt në Vranjë e kanë nënshkruar kryetari i Vranjës Mirolub Stojçiq dhe Masha Bubanj, udhëheqës i projektit ,,Zvogëlimi i varfërisë përmes mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm lokal në jugun e Serbisë’’. ,,Kjo është një pjesë e projektit i cili kapë sumën prej 956.000 euro, ku HELP-i në bashkëpunim me organizatat partnere, përpos Vranjës do të realizoj  edhe në Nish, Aleksinc, Pirot, Bujanoc dhe Preshevë’’, deklaroi ajo. Duke i falënderuar organizatës HELP, deri më tani në Serbi 3.000 të rinjë kanë filluar biznesin e tyre, ndërsa Vranja është njëra ndër të rrallët komuna e cila hyn në projektin e pestë me rradhë të përbashkët.