Arkiva e lajmeve
                   

13. gusht 2010

13. gusht 2010.

KAMPINGU I SPORTIT DHE TOLERANCËS NË LIAEMIN E VLLASINËS

Në liqenin e Vllasinës, 56 nxënës të shkollave fillore kanë marrë pjesë për herë të parë në ,,Kampi i sportit dhe tolerancës’’. Ideja për një shoqërim të tillë ka ardh nga grupi i arsimtarëve të edukatës fizike nga jugu i Serbisë.

Tetë arsimtarë të edukatës fizike nga Donje Trnave, Çokota, Leskoci, Medvegja dhe Banja e Sijarinës kanë përzgjedhur nga shtatë nxënës të cilët kanë marrë pjesë në këtë kamping.

,,Është interesante se në një vend qëndruan fëmijët e moshës prej 12 deri 17 vjeq nga shkollat fillore dhe multietnike, klubeve basketbollistike si dhe fëmijët nga shkolla me aftësi të kufizuara. Nxënësit për herë të parë kanë pasur rastin të shoqërohen me nxënësit nga grupet e caktuara. Kështuqë pesë nxënës të shkollës fillore nga Banja e Sijarinës kanë qenë të nacionalitetit Shqipëtarë. Ajo që kanë pasur probleme në komunikim në gjuhën serbe nuk ka qenë pengesë për t’u shoqëruar me nxënësit tjerë’’, deklaroi Marko Ristiq, profesor i edukatës fizike dhe koordinator i këtij projekti.

Kushtet për pjesëmarrje kanë qenë shumë të thjeshta. Për pjesëmarrje nuk kanë qenë vendimtare notat e shkëlqyeshme në librezë por që nxënësi aktivisht të merret me sport dhe të ketë sjellje shembullore.
Gjatë pesë ditëve të shoqërimit të tyre, nxënësit kanë garuar në ,,Turnirin e tolerancës në basketboll’’ me q’rast ekipet janë formuar ashtuqë emrat e pjesëmarrësve janë tërhjekur nga kapela.
Përpos basketbollit, kanë luajtur futboll,  kanë garuar në vrapim, kanë pasur trajnime kondicioni por edhe disa punëtori ku është mësuar dhe diskutuar mbi tolerancën dhe dhunën.

,,Më duhet të ceku se fëmijët që nga dita e dytë kanë filluar të shoqërohen mes veti në bazë të interesimit e jo në bazë të asaj se kush nga cili vend vjen’’, deklaroi arsimtari Ristiq.
Para dy vitesh, së bashku edhe me nëntë pjesëmarrës të tjer nga Serbia, ka marrë pjesë në delegacionin spotiv e cila ka qëndruar afër një muaji në Amerikë.

,,Kemi marrë pjesë në suaza të programit „Youth and Sport”, i cili është finansuar nga USAID-i. Pas kthimit në vendlindje na u është dhënë mundësia që ta shfrytëzojmë grant-in i cili është dashur të jetë i dedikuar rinisë dhe sportit. Shumë shpejtë kemi rënë dakord që të organizojmë kamping të tillë’’, theksoi Ristiq duke thënë se është i sigurt se edhe vitin e ardhshëm do të organizohet një kamping i tillë.