Arkiva e lajmeve
                   

28.8.2010.

28. gusht 2010.

Ndihmë inisiativave për biznes të vogël në jug të Serbisë

Organizata HELP ka filluar fushatën në teritorin e qytetit të Vranjës në lidhje me projektin ,, zvogëlimi i varfërisë nëpërmjet mbështetjes për zhvillim të qëndrueshëm lokal në jug të Serbisë’’. Projekti realizohet në teritorin e qyteteve të Nishit dhe Vranjës si dhe komunave të Aleksincës, Bujanocit, Pirotit dhe Preshevës, projekt i cili finansohet nga Qeveria Gjermane. Investimet e përgjithshme kapin sumën prej 956.200 euro dhe do të zgjasë nga korriku i vitit 2010 deri në dhjetorë të vitit 2011. Suma e një pjese të projektit i cili implementohet në teritoren e qytetit të Vranjës është rreth 130.000 euro nga e cila qyteti i Vranjës merr pjesë me 56.000 euro.

Implementimi i aktiviteteve të projektit të HELP-it do të organizohet në bashkëpunim me OJQ ,,Edeas’’ nga Bujanoci dhe ,,Eneca’’ nga Nishi.

Projekti, qëllimi i së cilit është kontributi në zhvillimin e qëndrueshëm i fokusuar në përforcimin e strukturave ekonomike lokale, duke u mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës e njëherit përfaqëson vazhdimin e aktiviteteve të HELP-it, është paraparë hapja e vendeve të reja të punës përmes zhvillimit të ,,start-up’’ biznesit. Në suaza të këtyre aktiviteteve, në teritorin e komunës së  Vranjës do mbështeten 50 klijentë në qëllimet e tyre në fillimin ose në zhvillimin aktivitete e tyre afariste të filluara që më parë. Aplikuesit  me të cilët nënshkruhet kontrata për donacion do të marrin pajisje ose material në një sumë deri në 2.000 euro për biznesin dhe trajnim profesional në përputhje me nevojat e tyre.

HELP-i përmes aktiviteteve të sajë në periudhën kohore që nga viti 2004 deri më sot në Vranjë, përmes katër projekteve, ka përkrahur 273 klijentë dhe pesë kooperativa. Dy kooperativa për prodhimtarinë në serrë të perimeve dhe pemëve, kooperativa –stacioni inkubatorë për prodhimin e zogjëve ,,Hrabro pulus’’ dhe kooperativa për prodhimin e bukës vendore dhe ëmbëlsirave ,,Tradita dhe afazizmi’’ janë nga Vranja, ndërsa kooperativa – shoqata për rritjen e shtazëve dhe prodhimin e qumështit ,,Natyrore dhe shëndetësore’’ është nga Surdulica, dhe të gjitha këto janë themeluar në periudhën kohore nga viti 2008 deri në vitin 2010.