Arkiva e lajmeve
                   

11.gusht. 2010.

11. gusht 2010.

MLADGRAD 2010

Sot për herë të parë në mënyrë solemne dorëzohet mirënjohja MLADGRAD, e cila u dedikohet pushteteve lokale dhe mediave për kontributin ndaj rinisë në pushtetet lokale.

Mirënjohjet i dorëzoi Iniciativa qytetare në bashkëpunim me Ministrinë për rini dhe sport, dhe Ministrinë për pushtet lokal dhe vetëqeverisje lokale. Mirënjohjet janë dorëzuar në suaza të ditës Ndërkombëtare të rinisë si dhe fillimit të vitit rinorë në bazë të kalendarit të KB.

Në suaza të këtij manifestimi, Mistrisë për rini dhe sport dhe Ministrisë së pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale u janë dorëzuar rekomandime për përmirësimin në suaza institucionale në participimin e rinisë në pushtetet lokale. Qëllimi i dorëzimit të mirënjohjeve MLADGRAD është dorëzimi i mirënjohjes pushteteve lokale të cilat kanë bërë përparim të dukshëm në sigurimin sistematik të kujdesit ndaj rinisë në suaza të pushtetit lokal dhe inkurajimi i të gjitha pushteteve lokale që të bëjnë përpjekje shtesë për avancimin e të rinjëve.

Mirënjohje janë dorëzuar në tri kategori:
1. Për kontributin e përgjithshëm të qeverive lokale në përmirësimin e pozitës së të rinjve në qeveritë lokale
2. Për qeveritë lokale në  hapësirën e tyre caktuar për iniciativat rinore
3. Për kontributin e mediave ndaj pozitës së rinisë në pushtetet lokale

Për përmirësimin e pozitës së rinisë, komunës së Bujanocit u është dorëzuar mirënjohja për kontributin e pushtetit lokal dhe mediave në promovimin e pozitës së rinisë në këtë komunë.

Janë dorëzuar edhe falënderime të posaqme për grupet rinore të cilat me aktivitetet e tyre kanë dhënë kontribut në raportimin e mediave mbi rininë. Mirënjohje u është dorëzuar edhe popshow-it tinejxher TI+UNË=NE nga Bujanoci dhe organizatës kreative nga Beogradi.

Manifestimi i kësaj ngjarjeje është organizuar në pavijonin artistik Cvijeta Zuzoriq në Kalemegdan në praninë e një numri të shumtë kryetarësh si dhe përfaqësuesve të pushteteve lokale nga të gjitha anët e Serbisë. Në manifestim morën pjesë edhe përfaqësues të OSBE-së, UNICEF-it, Delegacionet e UE në Serbi, USAID-it, ISC-së si dhe ministri dhe organizata rinore. Të pranishmit në këtë manifestim i përshëndeti Tanja Azanjac nga Iniciativa Qytetare, Snezhana Samarxhiq Markoviq, ministreshë për rini dhe sporrt, Dushko Radakoviq, sekretar shtetërorë pranë ministrisë së pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale dhe Milenko Dereta drejtor i Iniciativës Qytetare dhe kryetarë i jurisë profesionale.