Arkiva e lajmeve
                   

PËRSE E DUA BUANOCIN

21. qershor 2010.

Në suaza të projektit ,,përmes gazetarisë deri te toleranca dhe integrimet’’, projekt i cili është realizuar në partneritet në mes të organizatës ,,Gjysëmhëna’’ dhe  ,,Qendra për tolerancë dhe integrim të Serbisë jugore’’ dhe i cili është finansuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë së republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, janë shtypur broshurat me mbishkrimin ,,Përse e dua Bujanocin’’.

Pjesëmarrësit e projektit kanë shkruar ese me temën përse e duan qytetin e tyre të lindjes. Esetë janë edhe në webfaqen e Trupit Koordinues, ndërsa dy organizatat të  cilat e kanë realizuar projektin kanë shtypur edhe broshura. Të rinjët Serb, Shqipëtarë dhe Romë të cilët kanë marrë pjesë në këtë projekt si dhe për aktivitetet e këtyre dy organizatave partnere, vikendin e kaluar në qendrën e qytetit, qytetarëve të Bujanocit u kanë shpërndarë broshure.

Me këtë broshurë, organizatat ,,Gjysëmhëna’’ dhe  ,,Qendra për tolerancë dhe integrim të Serbisë jugore’’ kanë dashur të paraqesin vlerat dhe përparësitë e jetës në një qytet të vogël si dhe të tregojnë se si e shohin rinia qytetin e tyre në të cilin jetojnë.

homescontents