Arkiva e lajmeve
                   

21.06.2010.

21. qershor 2010.

Shansa për katër komunat në jug: u dhuruan sertifikatat për mjedis të volitshëm afarist

Qytetet Subotica, Vranja, Leskoci dhe komunat e Bujanocit dhe Pirotit kanë marrë sertifikata për mjedis të volitshëm afarist në suaza të programit Lidhja Nacionale për zhvillim lokal ekonomik (NALED).

Gjatë dhënies së sertifiatave në Kuvendin Popullorë, ministri i ekonomisë Mlagjan Dinkiq deklaroi se zhvillimi lokal mvaret nga komunat dhe qytetet, ndërsa roli i Qeverisë së Serbisë është në sigurimin e infrastrukturës dhe në ndërtimin e rrugëve të cilat do t’i ndërlidhin. Ai shtoi se të gjithë këto pes qytete dhe komuna të cilat kanë marrë sertifikatat gjenden në koridorin 10 duke shtuar se komunat me më pakë burokraci dhe të cilat më shpejtë japin lejet, do të tërhekin më tepër investitorë. Dinkiq potencoi se edhe komunat më të pazhvilluara mundë të marrin sertifikatat, siq është shembulli i Bujanocit,.

Ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq theksoi se sertifikatat e dorëzuara pushteteve lokale paraqesin dëshmi se kanë arritur standardet e efikasitetit dhe të thjeshtmërisë për tërhjeqjen e investitorëve.

Kryeshefi i Sektorit për integrime europiane pranë delegacionit të Unionit Europian në Serbi Alberto Kamarata theksoi se integrimet europiane tek shtetet që pretendojnë anëtarësimin në Unionin Europian nuk zhvillohen në nivelin shtetërorë por në nivelin lokal.

Ambasadorja e SHBA-ve Meri Vorlik theksoi se është e patjetërsueshme që pushtetet lokale të sigurojnë investitorëve informacione në një periudhë kohore sa më të shkurtër të mundshme duke shtuar se marrja e këtyre sertifikatave tregon gatishmërinë e komunave për investime.