Arkiva e lajmeve
                   

23.06.2010.

23. qershor 2010.

Qendrat kolektive mbyllen përmes mbështetjes finansiare të programit ,,ruajtja e paqes dhe zhvillimi inkluziv’’ (PBILD)

Duke i falënderuar programit të përbashkët të kombeve të Bashkuara ,,Ruajtja e paqes dhe zhvillimi inkluziv’’ (PBILD), personave të shpërngulur në  motelin ,,Atina’’ e cila është qendra e fundit kolektive në rrethinën e Leskocit në të cilin kanë gjetur strehim 67 persona, në dispozicion janë ofruar tri mundësi për gjetjen e strehimit të përhershëm në Serbi. Nga mjetet e fondit spanjoll për arritjen e qëllimeve mileniume për zhvillim (MGDF), PBILD ka siguruar tri pako ndihme për personat e shpërngulur në komunat e Serbisë jugore, posaqërisht në Bujanoc.

Pakoja e parë i ashtëquajturi ,,pikap’’ realizohet në bashkëpunim me organizatën italiane Intersos. Fjala është për ndihmë finansiare prej 40.000,00 dinarëve për anëtarë të familjes, ku suma e përgjithsme nuk kalon  vlerën 160.000,00 dinarë për familje. Pasiqë është fjala për ndihmë emergjente, personat e shpërngulr ndihmën do ta marrin në para ndërsa një pjesë në mallëra por me kushtë që të shpërngulen nga qendrat kolektive.

Pakoja e dytë realizohet në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Vizija dhe lejon personave të shpërngulur të cilët jashtë Kosovës nuk posedojnë pronë të tyre, të blejnë shtëpi kudo në Serbi. Kusht për blerjen e një shtëpie është që ajo shtëpi t’i ketë kushtet elementare të jetesës (të ketë rrymë dhe ujë) dhe të jetë e legalizuar apo në proces të legalizimit. Shfrytëzuesve të kësaj pakoje do t’i sigurohet një sumë parash prej 620.000,00 dinarësh. Familjes e cila vendosë të pranojë këtë pako ndihme, do të ketë të drejtë edhe në ndihmë në mallëra që kapë sumën prej 80.000,00 dinarësh.

Pakoja e tretë u mundëson të shpërngulurve nga qendrat kolektive të cilët kanë filluar ndërtimin apo duan të renovojnë shtëpitë e tyre, të marrin ndihmë në material ndërtimorë në bazë të vlerësimit të përfaqësuesve të qendrës Daneze për të shpërngulur.

Organizata joqeveritare Praksis të gjithë të interesuarve nga këto tri programe do t’i sigurojë ndihmë juridike falas për qështjet pronësore dhe dokumentacione personale. Praksis do të siguroj ndihmë juridike edhe personave të shpërngulur të cilët nuk janë përcaktuar në asnjërin program të ofruar.

Të tre pakot e ndihmës që janë siguruar përmes PBILD programit, janë në disponim personave të shpërngulur në regjionin e Jabllanicës dhe Pçinjës deri në qershorë të vitit 2011. Zyrja e PBILD-it gjendet në Bujanoc, ndërsa të interesuarit mundë të marrin informata në këtë nr të tel: 017/654-705.

Nëse për këto tri programe nuk lajmërohet numër i mjaftueshëm i të interesuarve nga qendrat kolektive, ndihma do t’i ofrohet personave të shpërngulur të cilët gjenden të strehur nëpër shtëpitë private.

Sipas të dhënave të UNHCR në teritorin e këtyre dy rretheve gjenden rreth 19.000 persona të shpërngulur, që kapë 10% të sumës së përgjithshme të personave të shpërngulur në tërë teritorin e Serbisë.