Arkiva e lajmeve
                   

PROMOVIMI I PROJEKTIT „LIBRI MË I MIRË I RINISË’’

30. qershor 2010.

Me mbështetjen e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Prehevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ,,Qendra për ndërrime pozitive’’ nga Presheva realizon projektin ,,Libri më i mirë i rinisë’’.

Në mënyrë që rinia të nxitet për punë dhe shkrim kreativ, ,,Qendra për ndërrime kreative’’ ka shpallur konkurs për nxënësit e shkollave fillore (prej klasës së pestë e deri te klasa e tetë) si dhe për nxënësit e shkollës të mesme në Preshevë. Temat e punëve të nxënësve kanë qenë: ,,Presheva’’, ,,Fqinji im’’, ,,Droga dhe pasojat e sajë’’, ,,Religjioni dhe mesazhi i sajë’’, ,,Sporti dhe ardhmëria ime’’.

Fituesi i konkursit do të shpërblehet me 50.000 dinarë, ndërsa libri i tijë do të botohet në 100 kopje të cilat do t’u shpërndahen bibliotekave në komunën e Preshevës. Vendi i dytë do të marrë shpërblimin prej 25.000 dinarësh.

Me qëllim të promovimit të këtijë projekti dhe nxitjes së kreativitetit tek të rinjët, përfaqësuesit e ,,Qendra për ndërrime pozitive’’ kanë vizituar nxënësit e shkollës së mesme ,,Skëndërbeu’’

Informacione më të hollësishme mbi këtë projekt mundë të merren në:
Ngo.centerforp.ch@gmail.com