Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
14. qershor 2010.

14.06.2010

MIROSLAV BOGIQEVIQ, KRYETARË I KONCERNIT ,,FARMAKOM MB’’ NGA SHABACI Në bazë të përzgjedhjes të klubit të gazetarëve afarist të Serbisë, kryetari i koncernit ,,Farmakom MB’’ nga Shabaci, Miroslav Bogiqeviq është përzgjedhur afaristi për vitin 2008. Koncerni ,,Farmakom MB’’ është fitues edhe i shumë lavdëratave i asociacioneve dhe shoqërive të cilat vendosin, dhe ate, për eksportuesin e vitit, për brendin më të mirë si dhe për aktivitetet humanitare.

10. qershor 2010.

10.06.2010.

ZGJEDHJET PËR KËSHILLA NACIONALE KALUAN NË MËNYRË TË RREGULLT Zjedhjet e para për Këshillat Nacionale të pakicave kombëtare të cilat janë mbajtur të dielën më 6 qershorë kanë kaluar në mënyrë të rregullt dhe nuk ka nevojë në përsëritjen e tyre në asnjë njësi zgjedhore, deklaroi dje kryetarja e komisionit zgjedhorë Rozalija Torde.

9. qershor 2010.

09.06.2010.

Subotica, Leskoci, Piroti, Vranja dhe Bujanoci dje kanë marë sertifikatat si komuna me mjedis të përshtatshëm afarist   Mlagjan Dinkiq, ministër i ekonomisë dhe zhvillimit regjional, gjatë ndarjes së djeshme të sertifikatave komunave me mjedis të përshtashëm për investime afariste deklaroi se, në tërheqjen e investimeve nuk kontribuon vetëm qeveria republikane e cila ofron siguri politike dhe makroekonomike si dhe nxitje finansiare por edhe pushtetet lokale. Sertifikatat janë garancion ndaj afaristëve dhe investitorëve që në këto komuna kanë partnerë të besueshëm, partnerë të cilët do t’u ofrojnë shërbime, informata të nevojshme si dhe lehtësimin e punës. Shembulli i dhënies së sertifikatës së komunës së Bujanocit është shembull se edhe komunat e më të pazhvilluara mund të promovojnë mjedisin e tyre për investime.

8. qershor 2010.

08. qershorë 2010.

Riza Halimi: Jemi të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve për Këshillin nacional të Shqipëtarëve

Në zghedhet e para për Këshillin Nacional të Shqipëtarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, bindshëm numër më të madh të votave (81%) ka fituar partija më e vjetër e shqipëtarve, Partija për Veprim Demokratik (PVD) e Riza Halimit. Pjesa tjetër i ka takuar listës e cila është propozuar nga Unioni Demokratik i Shqipëtarëve (UDSH) e Rahmi Zulfiut. Partia Demokratike Shqipëtare (PDSH) e kryetarit aktual të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafës si dhe Unioni Demokratik i Luginës (UDL) e dr Skënder Destanit kanë bojkotuar zgjedhjet si dhe njoftuan se nuk do t’i pranojnë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

8. qershor 2010.

KLUBI VOLEJBOLLISTIK ,,JUNIOR’’ NGA BUJANOCI MORI PJESË NË FESTIVALIN ,,PANDA’’ NË VRANJË

Klubi vollejbollistik ,,Junior’’ nga Bujanoci më 5 dhe 6 qershorë  ka marrë pjesë në turnirin volejbollistik i cili është organizuar nga ana e KV ,,Panda’’ nga Vranja. Përpos këtyre dy klubeve, në këtë turnir kanë marrë pjesë edhe KV ,,Mladost’’, shkolla e volejbollit ,,Dositej Obradoviq’’, shkolla e volejbollit ,,Ju sportska halla’’ dhe KV ,,Vranje’’.

8. qershor 2010.

PËR BUJANOCIN MË TË PASTËR

Në suaza të projektit ,,Për një Bujanoc më të pastër’’ agjensionet për zhvillim të Bujanocit dhe Preshevës, me mbështetjen e Trupit Koordinues, me sërë aktivitetesh është shënuar dita ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit jetësorë. Ky aksion ka përfshirë nxënësit e shkollave të mesme ,,Sezai Surroi’’ dhe ,,Sveti Sava’’ të cilët atë ditë kanë veshur fanella të shkurtëra me porosi ekologjike.

7. qershor 2010.

07.06.2010

Zgjedhjet e para për përfaqësuesit e pakicave në Serbi Në Serbi dje janë mbajtur zgjedhjet e para në të cilat kanë marrë pjesë më tepër se 400.000 pjesëtarë të pakicave në 161 komuna ku kanë zgjdhur përfaqësuesit  në Këshillat Nacionale të pakicave. Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave kanë publikuar 77 lista, ndërsa më tepër kanë paraqitur pakica vllehe dhe rome. Rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve do të shpallen më 9 qershorë.

3. qershor 2010.

03.06.2010.

QUMËSHT DHE SOJË PËR MEDVEGJËN Ministri i bujqësisë Sasha Dragin dorëzoi dje Kryqit të Kuq në Medvegjë donacionin në  suaza të aksionit ,,Ushqim për të gjithë’’. Ministri Dragin u dorëzoi 17.000 litra qumësht si dhe dy tonelatë sojë

2. qershor 2010.

TRUPI KOORDINUES NDIHMON MBJELLJET PRANVERORE NË FSHATIN LEVOSOVË

Kryetari i trupit Koordinues Milan Markoviq, të premten e kaluar vizitoi fshatin Levosovë të komunës së Bujanocit. Së pari bisedoi me anëtarët e kooperativës bujqësore ,,Jug Levosoje’’. Kjo kooperativë bujqësore është shembulli më i mirë i bashkëpunimit multietnik në mes Shqipëtarëve dhe Serbëve. Kooperativistët në konkursin e shpallur nga ana e Trupit Koordinues kanë fituar mjete finansiare për riparimin e mekanikës bujqësore si dhe për mbjelljen pranverore.

2. qershor 2010.

02.06.2010.

Drejtori i deritanishëm iRTV Bujanocit Xhahit Ramadani magjistroi në fakultetin e Mësuesisë në Vranjë

Vranjë, Bujanoc – Në Serbinë jugore ndodhë shumë rralë që Shqipëtarët në shkollat e larta arsimore të përfitojnë diturinë akademike. Ditëve të fundit këtë e ka demantuar Xhahit Ramadani, drejtori i deritanishëm i radiotelevizionit lokal të Bujanocit, i cili në fakultetin e Mësuesisë magjistroi në temën ,,Mediat në arsim’’ dhe u bë njëri ndër Shqipëtarët e rrallë nga Serbia jugore që mori titullin e magjistrit në njërin nga fakultetet e Univerzitetit të Nishit.

«Претходна страна   Следећа страна»