Arkiva e lajmeve
                   

TAKIMI I PËRFAQËSUESVE TË KOOPERATIVËS BUJQËSORE ,,JUG LEVOSOJE’’ ME ZËVENDËSMINISTRIN E BUJQËSISË DHE MEPËRFAQËSUESIT E QUMËSHTORES SË SHABACIT

16. qershor 2010.


Me iniciativën e Trupit Koordinues, dje, për rritjen e kapaciteteve në prodhimin e qumështit në këtë komunë, në Bujanoc kanë biseduar përfaqsuesit e kooperativës bujqësore ,,Jug Levosoje’’, zëvendësministri i bujqësisë Slobodan Teofanov, përfaqësuesit e qumështores së Shabacit dhe drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues Nenad Gjurgjeviq. Delegacioni vizitoi disa familje në fshatrat Levosovë dhe Osllarë. Gjatë bisedës erdhën në konkludim se nuk ka kapacitete për një bashkëpunim më serioz për prodhimin e qumështit dhe për blerjen e këtijë prodhimi nga ana e qumështores së Shabacit. Për rritje të prodhimit në këtë regjion, është paraparë vizita e katër qumështoreve të cilat bëjnë grumbullimin e qumështit në Bujanoc dhe Preshevë. Qumështorja e Shabacit është e gatshme që t’u dalë në ndihmë prodhuesve lokal të qumështit, t’u dhurojë laktofrize, sisteme për ruajtjen e qumështit dhe t’u paguj qumështin me një çmim më të lartë se sa çmimi aktual në treg.

Ministria e bujqësisë ka përkrahur iniciativën e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si dhe gatishmërinë e qumështores së Shabacit të investojë në blektori në Serbinë jugore. Ministria do t’u ndihmojë prodhuesve të qumështit në këto fshatra që të definojnë çmimin e blerjes sipas marrveshjes me qumështoren e Shabacit. Zëvendësministri i bujqësisë Slobodan Teofanov bisedoi me kooperativistët mbi masat nxitëse në bujqësi për këtë vitë, prezentoi programin e ministrisë së bujqësisë si dhe inkurajoi anëtarët e kësaj kooperative multietnike që të paraqiten për programet subvensive në të cilat programe kanë të drejtë konkurimi.