Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA E MUZIKËS NË PRESHEVË

21. qershor 2010.

Qendra për arsim multikulturorë nga Presheva, të cilës Trupi Koordinues i Qeverisë së Rebublikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujnanoc dhe Medvegjë u ka ndihmuar finansiarisht, ka organizuar koncert me rastin e mbarimit të vitit shkollorë.

Nxënësit e shkollës muzikore për prindërit e tyre, qytetarët nga Presheva, përfaqësuesit e mediave dhe për përfaqësuesit e Trupit Koodinues kanë organizuar program të muzikës klasike.

Kryetari i Qendrës për arsim multikulturorë, Behlul Nasufi, pas përfundimit të programit ka dhuruar mirënjohje danatorëve, Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe fondit për shoqëri të hapur të cilët kanë mundësuar punën e kësajë shkolle të muzikës. Mirënjohje u është dhuruar edhe televizionit të Preshevës për përcjelljen e aktiviteteve të kësaj shkolle të muzikës.