Arkiva e lajmeve
                   

PREMIERA E FILMIT ,,THUAJ JO’’

29. qershor 2010.

Me mbështetjen e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, organizata joqeveritare ,,The Future’’ nga Tërnoci i madh në suaza të projektit ,,Së bashku kundër drogës’’ ka inqizuar filmin e shkurtër të titulluar ,,Thuaj Jo’’. Filmi merret me rininë të cilëve droga u a ka marrë jetën. Të rinjët dhe të rejat Serbe, Shqipëtare dhe Rome kanë marrë pjesë në realizimin e këtijë filmi i cili është inqizuar në gjuhën angleze.

Të premten më 02.07.2010 në ora 20 qytetarët e Bujanocit do të kenë rastin të shohin premierën e filmit ,,Thuaj Jo’’ në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.