Arkiva e lajmeve
                   

20.4.2010.

20. prill 2010.

Sipas fjalëve të ambasasdorit të Britanisë së madhe në Serbi Stiven Vortsvortit, në komunat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, në të cilat Serbia, BE dhe USAID-i Amerikan kanë investuar gjithsej 100 milionë dollarë, ’’një kohë të gjatë nuk është investuar për arsye se njerëzit nuk flitnin në mes veti, ndërsa gjendja në vitet e fundit është përmirësuar dukshëm’’.

Ambasadori Votsvort shtoi se për arsye të promovimit të dialogut, para disa ditësh ka marrë pjesë në forumin ndërkombëtarë në Beograd me titull ,,Jugu i Serbisë – nga konflikti i ngrirë deri te zgjidhja e qëndrueshme’’.

,,Kjo sferë edhe më tej ballafaqohet me probleme serioze. Papunësia është në një shkallë të madhe,, rreth 70%. Në mes rinisë mbizotëron ndjenja e pa  perspektivë. Kjo gjendje duhet patjetër të ndërrohet’’ deklaron Votsvort.

,,Forumet e tilla ndikojnë për të kuptuar më mirë njani tjetrin, mirëpo edhe në gjetjen e mënyrave që të vazhdohet përpara në sferat siq janë psh arsimi dhe prezentimi i pakicave në institucionet serbe’’.
Janë ndëgjuar kritika nga ana e pushtetit serb ndaj disa fjalimeve të përfaqësuesve të komunitetit shqipëtarë nga Serbia jugore:

,,Nga pikëpamja jonë, kjo është e kjartë. Kjo është pjesë e Serbisë dhe qytetarët e këtijë regjioni duhet ta gjejnë ardhmërinë përmes institucioneve serbe, bashkëpunimin me Qeverinë dhe Trupin Koordinues. Qeveria e sotme e posaqërisht ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale, Milan Markoviq, angazhohen shumë më tepër rreth kësaj qështje’’.