Arkiva e lajmeve
                   

PROGRAMI I PARË I BORDIT DREJTUES TË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË KB PËR ,,MBAJTJEN E PAQES DHE ZHVILLIMI INKLUZIV’’ (PBILD)

30. prill 2010.

Të enjten më 30 prill në Leskoc është mbajtur Programi i i bordit drejtues të programit për mbajtjen e paqes dhe zhvillimi inkluziv. Ky program intersektor nënkupton avancimin e të gjitha segmenteve të jetës në regjionin e Jablanicës dhe Pçinjës. Qeveria e Serbisë, agjensionet e Kombeve të Bashkuara (UNDP, UNICEF, UN HABITAT, UNHCR), Organizata Ndërkombëtare e Punës, Organizata Ndërkombëtare për Migrim dhe donatorët nga Suedia, Norvegjia, Spanja dhe Zvicra në dy vitet e ardhshme do të punojnë në avancimin e komunikimit multietnik, barazitë gjinore, të drejtave të pakicave, ndërtimin e kapaciteteve komunale, parandalimin e konflikteve dhe dhunës si dhe në zhvillimin e programit të tregut aktiv të punës.

Bordin drejtues do ta përbëjnë përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Serbisë, përfaqësuesit e komunave e rrethit të Jablanicës dhe Pçinjës, përfaqësuesit Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe donatorët. Bordi do të takohet një herë në tre muaj.

Qëllimi i takimit të parë të Bordit Drejtues ka qenë njohja e anëtarëve dhe definimi i mënyrës së punës në tre muajt e ardhshëm.