Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I REBUBLIKËS SË SERBISË BORIS TADIQ HAPI MINIERËN LEQE NË MEDVEGJË

8. prill 2010.

Të enjten më 8 prill kryetari i Republikës së Serbsë Boris Tadiq ka hapur minierën Leqe në Medvegjë. Kjo minierë e plumbit, zingut, arit dhe argjendit nuk ka punuar plot 10 vite. Në hapjen e minierës ka marrë pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit edhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq.

Në flotacionin e minierës Leqe, kryetari Boris Tadiq në bisedë me minatorët deklaroi: ,,Edhe përpos krizës ekonomike që na ka kapluar, ne do të gjejmë mënyra që të investojmë në këto zona të varfëra siq është komuna e Medvegjës’’. Në shenjë mirënjohjeje, minatorët ua dhuruan kryetarit Boris Tadiq një statua të minatorit të bërë nga plumbi dhe zingu.

Miniera Leqe është privatizuar dhe tash punon në suaza të koncernit ,,Farmakom MB’’. Pronari i minierës Miroslav Bogiqeviq plaifikon që në minierë, në etapa, të punësojë 300 minatorë. Prodhimi i planifikuar vjetorë në minierën Leqe do të jetë 230.000 tonelatë xehe zingu dhe plumbi të papërpunuar nga i cili duhet të përfitohen 450 kg ari, tre tonelatë argjend, 3,2 tonelatë plumb dhe 12.000 tonelatë zing.

Para se të vizitojë minierën Leqe, kryetari Tadiq ka biseduar me studentët Shqipëtarë dhe Serbë të cilët studjojnë në fakultetin ekonomik dhe juridik të univerzitetit të Nishit në Medvegjë. Gjatë bisedës me studentët, kryetari Tadiq ftoi studentët Shqipëtarë që të marrin një pjesë të përgjegjësisë së tyre në zhvillimin e shtetit ku ata jetojnë. ,,Dua që t’i inkurajoj Shqipëtarët që të marrin pjesë në insitucionet e tyre në Serbi, sepse kjo është toka e tyre, kjo është shtëpia jonë’’