Arkiva e lajmeve
                   

HAPET TRAFOSTACIONI I ZONËS INDUSTRIALE ,,SEKTORI 6’’ NË BUJANOC

29. prill 2010.

Të enjten më 29 prill është hapur trafostacioni në suaza të zonës industriale ,,Sektori 6’’ në Bujanoc. Trafostacionin e shpalli të hapur drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Nenad Gjurgjeviq, ambasadorja e SHBA-ve në Beograd Meri Vorlik dhe kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe USAID-i me këtë investim kanë mundësuar punën e zonës industriale. Janë rekonstruar trafostacionet egzistuese si dhe janë instaluar tri trafostacione të reja. E gjithë kjo do të mundësojë që zona industriale në Bujanoc të ketë furnizim normal me energji elektrike e cila edhe është kushti primar për punë normale të një zone industriale. Përpos kësajë, është ndërtuar edhe largëpërquesi i cili mundëson hapjen edhe të dy trafostacioneve të reja me anë të së cilave do të normalizohet furnizimi normal me rrymë elektrike i të gjithë regjionit.

Para investimit në ,,Sektorin 6’’ kanë egzistuar vetëm dy trafostacione të cilat afaristëve në zonën industriale nuk u kanë mundësuar punë normale.