Arkiva e lajmeve
                   

28. prill.2010.

28. prill 2010.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Meri Vorlik deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes USAID-it në Serbinë jugore kanë investuar më tepër se 70 milionë dollarë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes USAID-it në Serbinë jugore kanë investuar më tepër se 70 milionë dollarë, posaqërisht në infrastrukturë dhe në zhvillimin ekonomik dhe kulturë, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve Meri Vorlik pas bisedës me përfaqësuesit e pushtetit lokal në Vranjë.

,,Inkurajojmë investitorët nga Amerika që të investojnë në Serbinë jugore, në këtë pjesë integrale të Serbisë e cila po ecë me hapa të mëdha kah Unionin Europian’’, deklaroi Vorlik në Vranjë për të parën herë pas emërimit të sajë si ambasadore.

Vranja mundë të merret si shembull për qytetet tjera të Serbisë kur është në pyetje zhvillimi ekonomik, deklaroi ambasadorja.

Vorlik deklaroi se ,,ambasada Amerikane në Beograd do të vazhdojë të inkurojojë kompanitë amerikane për investime në Serbinë jugore dhe se me komunën e Vranjës kanë kontakte shumëvjeqare në lidhje me këtë qështje’’.

,,Deri më tani Qeveria e SHBA-ve ka finansuar 35 projekte në Vranjë në një vlerë prej 3.5 milonë dollarë, ku përmes USAID-it janë investuar 430.000 dollarë. Qdo investim ka vlerën e vetë për zhvillimin lokal’’, deklaroi kryetari i Vranjës Mirolub Stojçiq me q’rast  falënderoi ambasadoren për ndihmën e dhënë.

Ambasadorja vizitoi edhe bibliotekën Popullore të Nishit të cilës mabasada e SHBA-ve u ka dhuruar pajisje kompjuterike në një vlerë prej 4.500 dollarë.

,,Bibliotekat si thesarë i pashterrur, duhet që lexuesve përpos librave t’u ofrojnë edhe të dhënat më të reja teknologjike. Edhepse fëmijët i mësojmë që në duar të mbajnë libra, duhet t’i pregatisim edhe për rëndësinë gjithnjë e më të madhe të rrjetit kompjuterik dhe bazën e të dhënave’’, deklaroi ambasadorja amerikane.

Ambasadorja Vorlik theksoi se pajisjet kompjuterike do t’u ndihmojnë në digjitalizimin e bibliotekës Popullore.