Arkiva e lajmeve
                   

KOSITJA NË MAROVCË 30.06.2016

30. qershor 2016.

Medvegjë – Organizata turistike e komunës së Medvegjës të shtunën më 2 korrik, organizon “Kositjen në Marovcë” në fshatin Marovcë, në Livadhet e Peroviqit, të cilat mbledhin kositësit më të mirë nga Jabllanica e Epërme.

Organizimin e këtij manifestimi turistik e kanë ndihmuar edhe Bashkësia Lokale e Marovcit dhe shoqata “Kitka”. Manifestimi mbahet tradicionalisht të shtunën e parë të korrikut dhe është përfshirë në kalendarin e manifestimit të Organizatës Turistike të Serbisë.

Manifestimi fillon në ora 11, ndërsa rreth orës 16 është paraparë shpallja zyrtare e fituesit dhe ndarja e çmimeve.

Përveç garës qendrore të kositësve do të mbahet edhe gara në hedhjen e gurit nga supet, e kërcimit, tërheqjen e litarit, ngjitjen përmes litarit, gjuajtjen nga pushka me ajër dhe vrapimi Rid – çair për të rinjët e moshës 12 deri 16 vjeçare. Për fituesit janq siguruar edhe çmimet simbolike të të hollave.

Të gjithë të cilët dëshirojnë të marrin pjesë duhet të sjellin kosën e tyre të dorës, ndërsa për garuesit në garat tjera janë siguruar paisjet e nevojshme.

Të gjitha informacionet në lidhje me manifestimin mund t`i merrni nga Dragana Deniq (064/826-9492) dhe Dushan Peroviq (064/3139210). 

Një ditë para kositjes në Marovcë, të premten më 1 korrik 2016, duke filluar në ora 21 do të mbahet nata e “Vendlindjes”, në të cilën do të prezentohet tradita e Jabllanicës së Epërme.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues