Arkiva e lajmeve
                   

FËMIJËT NGA MEDVEGJA NË BEOGRAD

28. qershor 2016.

Beograd – Goran Besiq, menaxher i qytetit, në Pallatin e Vjetër dje ka pritur fëmijët nga institucioni parashkollor “Rinia” në Medvegjë, të cilët ishin në një vizitë një ditore në Beograd.

Duke theksuar se Beogradi nuk është vetëm se i beogradasëve, por i gjithë qytetarëve të Serbisë, Goran Vesiq i dëshiroi mirëseardhje banorëve më të rinj të Medvegjës:

„Besoj që ky është vetëm se fillimi i bashkëpunimit të Medvegjës me njërën nga komunat tona të qytetit, ashtu si besoj se fëmijët nga Beogradi duhet ta vizitojnë Serbinë në mënyrë që të njihen me vendin e tyre. Beogradi ka përgjegjësinë e posaçme të punoj në zhvillimin e komunave në Serbi, posaçërisht në kuadër të shkëmbimit të të rinjëve dhe bashkëpunimit kulturor. Në Pallatin e Vjetër fëmijët sot kanë pasur mundësi që të shikojnë pjesën e rëndësishme të historisë së Serbisë dhe besoj që praktika e vizitave reciproke të vazhdohet edhe në të ardhmen”, tha menaxheri i qytetit.

Fëmijët nga Medvegja kanë vizituar edhe komunën e Vozhdovcit, Kullën e Avalës, kopshtin zoologjik të Beogradit dhe Kalamegdanin.

Kryetari i komunës së Medvegjë, Nebojsha Arsiq, ka shprehur kënaqësi me rastin e vizitës dhe shprehu dëshirën që edhe beogradasit të vijnë ta vizitojnë këtë komunë. Arsiq si kualitet të posaçëm veçoi bukuritë natyrore të komunës së Medvegjë, siç janë vendet si Banja e Siarinës, Qytetin e Dreqit (srb. Djavolja Varoš), Justiniani Prime, Prolom Banjën dhe vendet tjera në bazë të cilave njihet ky territor.

Burimi: Tanjug, Politika dhe Trupi Koordinues