Arkiva e lajmeve
                   

FËMIJËT E REFUGJATËVE NË QENDRËN PËR PRANIM NË PRESHEVË KANË FITUAR KËNDIN E LOJRAVE

30. qershor 2016.

Preshevë – Organizata Save the Children ka dhuruar këndin e lojrave për Qendrën për Pranim në Preshevë, për të vegjëlit të cilët në rrugën emigruese gjenden në këtë qendër.

Në gjatësi prej 250 metrave katror, të mbuluar me barin natyror, gjenden lodra për ngjitje, tobogani, luhatësja, si dhe pesë ulëse.

Ekipi i këndit mobil për fëmijë në Qendrën për Pranim i ofron fëmijëve ndihmën përmes shumë aktiviteteve reaktive dhe edukative.

„Kemi dëshiruar që t`ia dhurojmë edhe këndin për lojra, i cili është simbol i lojrave dhe gëzimit, dhe kështu kemi kontribuar që qendra në Preshevë të jetë edhe më shumë vend ku fëmijët ndihen si fëmijë”, ka thënë Dubravka Vranjanac nga organizata Save the Children, duke shtuar se kur të mos i nevojitet Qendrës për Pranim të Refugjatëve ky kënd do të jetë në gadishmëri për fëmijët e Preshevës.

Save th Children është organizata kryesore joqeritare për fëmijët në botë. Egziston që 100 vite dhe punon në 120 vende në tërë botën. Vizioni i kësaj organizate është bota në të cilën secili fëmijë krijon të drejtë për jetë, mbrojtje dhe zhvillim.

Në Qendrën për Pranim në Preshevë çdo ditë arrijnë dhjetra refugjatë, ku një e tretat e tyre janë fëmijë.

Burimi: Politika, Blic, Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues 

 

homescontents