Arkiva e lajmeve
                   

STACIONI I PËRBASHKËT NË TABANOC SHKRUTON KOHËN E UDHËTIMIT ME TREN

28. qershor 2016.

Preshevë – Dje në Beograd Serbia dhe Maqedonia kanë nëshkruar pesë protokole me të cilat mundësohet vendosja e stacionit të përbashkët në Tabanoc, gjë e cila në mënyrë të konsiderueshme do të shkurtoj kohën e udhëtimit me tren dhe procedurat doganore në kufirin e dy vendeve.

Vendosja e stacionit të përbashkët, “one stop shop”, për të dy vendet do të shkurtoj kalimin e trenave për udhëtarë mesatarisht për 30 minuta, ka njoftuar Ministria e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës.

Në mënyrë të konsiderueshme do të shpejtohet edhe procedura e doganimit të mallit, sepse trenat vetëm njëherë do të ndalohen. Në vend të dy ndalesave kufitare, ajo në Preshevë dhe Tabanoc, është paraparë vetëm një ndales kufitare në territorin e Maqedonisë, ku në të cilin do të vendosen të gjitha shërbimet kufitare të dy shteteve.

Me protokolet e nënshkruara rregullohet edhe bashkëpunimi i organeve kufitare të policisë, doganës, organeve fitosanitare dhe veterinarike, si edhe organizimi i komunikacionit hekurudhor në hekurudhën kufitare në stacionin e përbashkët kufitar në Tabanoc.

Nëshkrimi i protokoleve mbi vendosjen e kalimit të përbashkët hekurudhor në kufirin serbo-maqedon është pjesë e aktiviteteve të cilat kryeministrat e Ballkanit Perendimor i kanë definuar në Vjenë në gusht të vitit 2015, për qëllim të lidhshmërisë infrastrukturore më të shpejtë dhe më efikase në rajon.

Burimi: Tanjug, Blic dhe Trupi Koordinues