Arkiva e lajmeve
                   

VAKSINIMI I LOPËVE NË KOMUNAT BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË

27. qershor 2016.

Bujanoc, Preshevë, Medvegjë – Vaskinimi i lopëve kundër sëmundjes infektuese “dermatisis”, apo “lëkurës së ënjtur”, ka filluar në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë pasditen e të premtes së kaluar, ndërsa ka mbaruar të dielen, kur është bërë edhe pasqyra e situatës së kafshëve të cilat janë vaksinuar.

Drejtori i Stacionit Veterinarik në Bujanoc, Miodrag Millkoviq, ka thënë se për nevojat e vaksinimit të lopëve në komunat Bujanoc dhe Preshevë janë siguruar 9.500 vaksina, 7.000 për komunën e Bujanocit dhe 2.500 për komunën e Preshevës. Vaksinat pastaj janë distribuar veterinerëve, të cilët me ekipe menjëherë kanë filluar në terren.

Për një ditë e gjysmë janë vaksinuar gjithsej 2.969 lopë në 862 amvisëri në komunën e Bujanocit dhe 858 kafshë në 286 amvisëri në komunën e Preshevës.

„Kjo është diçka më shumë se 70% prej numrit të përgjithshëm në këto komuna“, ka thënë Miodrag Millkoviq.

„Ajo çka është inkurajuese është fakti se tek asnjëra vaksinë nuk është vërejtur simptomi i sëmundjes e cilat për herë të parë është paraqitur më 4 qershor në territorin e komunës së Bujanocit, për të cilën situatë është shpallur epidemia e kësaj sëmundje të kafshëve“, ka thënë Millkoviq dhe ka shtuar se imuniteti tek kafshët e vaksinuara krijohet pas dy deri katër jave prej vaksinimit.

Edhe në territorin e komunës së Medvegjës, të premten pasdite ka filluar vaksinimi i lopëve kundër kësaj sëmundje.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka thënë se për komunën e Medvegjës dhe Lebanit ka arritur rreth 4000 vaksina, si dhe se në territorin e këtyre dy komunave të gjitha kafshët do të vaksinohen në dhjetë ditët e ardhshme.

Arsiqi ka apeluar tek pronarët që kafshët mos t’i nxjerrin nga shtallat dhe mos t’i lëshojnë për të kullosur deri sa të mos kryhet vaksinimi i të gjitha kafshëve.

Vaskinimi do të zgjasë prej shtatë deri në 10 ditë. Nga buxheti republikan ka filluar pagimi i kompensimit për amviseritë të cilat kanë mbetur pa kafshë përshkak të këtij virusit.

Burimi: Politika, Jugpres dhe Trupi Koordinues