Arkiva e lajmeve
                   

PARAQITJE PUBLIKE E PROJEKTIT “ME DITURINË DHE PROAKTIVITETIN E TË RINJËVE DERI TEK VENDET E REJA TË PUNËS”

27. qershor 2016.

Bujanoc – OJQ “Iniciativa Qytetare”, organizon në Bujanoc paraqitjen publike të projektit të ri “Me diturinë dhe proaktivitetin e të rinjëve deri tek vendet e reja të punës”, të enjten, më 30 qershor 2016, në hapësirat e Klubit Komunal për të Drejtat e Njeriut, duke filluar në ora 11. Projekti financohet nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë.

Në takim ftohen të rinjët, përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale, sektorit të biznesit lokal, mediave lokale dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe akterët tjerë relevant të cilët aktivitetet e tyre janë të drejtuara në drejtim të të rinjëve.

Vëmendje të veçantë do t’i dedikohet ofrimit të arsimimit funksional të të rinjëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe qytetin e Vrajës, nga fusha e aftësive të shkallëzuara të biznesit dhe punësimit, njohjen me kontributin e deritanishëm të programeve rinore të Inicitiave Qytetare, statusin aktual dhe mundësinë e avansimit të programit egzistues.

Pjesëmarrja në takim duhet të konfirmohet më së voni deri të mërkurën, më 29 qershor, në e-mailin fismir@gradjanske.org

Burimi: Iniciativa Qytetare dhe Trupi Koordinues