Arkiva e lajmeve
                   

INXHINJERI KOSTIQ PËR TË TRETËN HERË ËSHTË ZGJEDHUR PËR DREJTOR TË “MEGAL”-IT

29. qershor 2016.

Bujanoc – Dragolub Kostiq, inxhinjeri maqinerisë nga Vraja, për të tretën herë ëshë zgjedhur për drejtor gjeneral të kompanisë “Megal” në Bujanoc.

Vendimin që ky sipërmarrës përsëri të jetë në krye të firmës së suksseshme metalike e kanë sjellur anëtarët e Kuvendit Aksionar të “Megal”-it në mbledhjen e fundit.

„Jam i nderuar me vendimin e aksionerëve të kompanisë që përsëri ma kanë besuar vendin e drejtorit. Mirëpo, duhet ta pranoj që ky mandat do të jetë mjaft i vështirë sepse ka pengesa të shumëta në ekonominë vendore dhe botërore të cilat ndikojnë në gjendjen e përgjithshme në kompaninë tonë“, ka thënë Kostiq.

Prej themelimit të saj në vitin 1978, kompania “Megal” ka kaluar nëpër shumë situata të rënda tregtare. Me ardhjen e Kostiqit në krye të firmës, shumica e problemeve janë tejkaluar dhe se sot 125 puntorë në vit prodhojnë rreth 3.000 trupa të ngrohjes, çmimi i të cilave është rreth dy milion euro.

Duke iu faleminderuar politikës biznesore, sot prodhimet e “Megalit” janë në tregun e Greqisë, Bosnës e Hercegovinës, Maqedonisë dhe Shqiprisë, ndërsa sëshpejti priten blerësit nga vendet tjera të rajonit.

Burimi: Vrajske dhe Trupi Koordinues