Arkiva e lajmeve
                   

KONFERENCA E „PRAKTIKËS PUNUESE SI URË NË MES BOTËS SË ARSIMIT DHE BOTËS SË PUNËS“

18. shkurt 2016.

Beograd – Ju fotjmë në konferencën e “Praktikës punuese si urë në mes botës së arsimit dhe botës së punës”, në të cilën do të prezentohen rezultatet dhe efektet e projektit “PRAKSAM – Sjellja e të rinjëve në botën e punës përmes praktikës punuese”, të cilin e ka finansuar Ministria e Rinisë dhe Sportit, ndërsa i cili është realizuar në partneritet me Odën Ekonomike të Serbisë. Në programin e praktikës kanë marrë pjesë gjithsej 18 shoqëri ekonomike nga shtatë komunat dhe qytetet në Serbi, në të cilat janë angazhuar 30 praktikantë. Sipas rezultateve të evaluimit të programit, të gjithë praktikantët mendojnë se gjatë praktikës kanë arritur aftësi dhe dituri profesionale të rëndësishme për zhvillim profesional dhe individual.

Konferenca do të mbahet më 23 shkurt 2016, duke filluar nga ora 10, në Pallatin e Serbisë, Bulevari Mihajla Pupina 2, Beograd.

Në pjesën hyrëse të konferencës të pranishmëve do t`i drejtohen përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Punës, Punësimit, çështjeve Veterane dhe Sociale, Grupit për Përfshirje Sociale dhe Zvogëlimin e Varfërisë dhe Odës Ekonomike të Serbisë. Përvojat e veta rreth pjesëmarrjes në programin e praktikës do të prezentohen nga disa punëdhënës dhe praktikantë, ndërsa në kuadër të panelit të diskutimeve do të bisedohet rreth konceptit të praktikës kualitative profesionale, mbi miratimin e standardit të kualitetit dhe avansimit të kuadrit juridik për realizimin e tyre.

Rëndësia e organizimit dhe realizimit të kualiteteve të praktikës profesionale në kontekstin e avansimit të punësimit të të rinjëve është e pakundërshtueshme. Prakikat profesionale paraqiten gjithnjë e më shumë si instrumente të rëndësishme në politikat kadrovike dhe në planifikimin e mëtejshëm të shoqërive ekonomike. Megjithatë, masat e zbatuara dhe projektuara gabimisht të përkrahjes së avansimit të programit të praktikës mund të sjellin deri tek rritja e numrit të rinjëve të cilët një kohë të gjatë punojnë dhe paguhen pak në tregun e zi. Pikërisht rreth këtyre çështjeve dhe sfidave, por edhe shembujve të praktikës së mirë do të diskutohet në konferencë. Pjesëmarrësit do të jenë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe vetqeverisjeve lokale, përfaqësuesit e zyrave për të rinj, sektorit biznesor, qendrave universitare për menaxhimin e karrierës, shoqërive rinore, organizatave studentore, praktikantët, ekspertët relevant, mediat dhe publiku i interesuar.

Me mirësi Ju lutemi që pjesëmarrjen tuaj në konferencë ta konfirmoni deri të shtunën, më date 20 shkurt, duke e plotësuar formularin online në adresën https://docs.google.com/a/gradjanske.org/forms/d/1RUKMPn37vmHJWdRtAPAdWgce62PMH01xikXI2EOP-os/viewform . Për më shumë informata mund t`i drejtoheni Bojana Jevtoviqit në e-mail adresën bojana.jevtovic@bos.rs ose në tel: 011 3061 341.

Konferencën e organizon Shkolla e Hapur e Beogradit (SHHB) përmes ndihmës financiare të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe në partneritet me Grupin për Përfshirje Sociale dhe Zvogëimin e Varfërisë dhe të Odës Ekonomike të Serbisë.

Burimi: Shkolla e Hapur e Beogradit dhe Trupi Koordinues