Arkiva e lajmeve
                   

NP MORAVICA FITON KAMION PËR MBLEDHJEN DHE BARTJEN E MBETURINAVE

18. shkurt 2016.

Preshevë – Ndërrmarrja Komunale Publike Moravica nga Presheva sot do t`i dorëzohet kamioni i ri për mbledhjen dhe bartjen e mbeturinave, i cili është siguruar me mjetet e Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës përmes programit të PROGRES-it Europian.

Gjatë dorëzimit të kamionit do të marrë pjesë Isabel Perih, drejtoresha e Agjensionit për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Serbi, Riçard Masha, shefi sektorit të III të operacionit të Delegacionit të UE-së në Republikën e Serbisë dhe Jellena Çolliq, zëdhënëse e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.   

Donacioni me vlerë prej 70.000 eurove në mënyrë të konsiderueshme do t`i ndihmoj ndërmarrjes komunale publike në mirëmbajtjen e qëndrueshme të kushteve higjienike e sanitare të nevojshme për pranimin e njerëzve dhe mirëmbajtjen e pastërtisë në Preshevë, komunë e cila pranon në ditë më shumë se 2.000 emigrantë dhe refugjatë.

Realizimi i programit të PROGRES-it Europian i cili kontribon në zhvillimin e qëndrueshëm të jugut dhe jugperendimit të Serbisë, Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës e përkrahin me gjithsej 24,46 milion euro. Programi ka për qëllim forcimin e administratës lokale, krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë si dhe përmirësimin e zbatimit të politikave në fushat e inkluzionit social. Aktivitetet në terren i realizon Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese UNOPS.

Në program të PROGRES-it Europian janë të përfshihen 34 vetqeverisje lokale, në të cilin janë të përfshira edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.   

 

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues