Arkiva e lajmeve
                   

RTS-i KA DHURUAR TELEVIZORË ÇERDHES “GËZIMI YNË”

25. shkurt 2016.

Pjesa e ekipit fitues, i cili në emër të Serbisë jug-qendrore në Programin e Vitit të Ri të Radio Televisionit të Serbisë kanë fituar çmimin për banorët e këtyre komunave, gjenden në fshatin e komunës e Buajanocit dhe ku i kanë gëzuar më të vegjëlit.

Çmimet në emër të qytetarëve i kanë fituar aktorët, këngëtarët dhe personat nga RTS-i me prejardhje nga këto komuna. Me këtë rast dy telivizora janë dhuruar institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë” në Letovicë.

Dhuratat kanë gëzuar fëmijët dhe të punësuarit në shkollën parashkollore. Edon Shabani ka faleminderuar në emër të fëmijëve për dhuratën dhe ka thënë se tani ata mund të shikojnë dhe të kënaqen me filmat vizatimor.

„Faleminderoj RTS-in për këtë dhuratë. Shumë jemi gëzuar edhe fëmijët por edhe unë, do të na shërbejnë për të ardhmen”, ka thënë edukatorja Antigona Ahmeti.

Ekipa e programit argëtues gjat dy muajve të aksionit për ndarjen e dhuratave humanitare me kompaninë “Vox”, kanë vizituar çerdhet, shkollat dhe institucionet parashkollore në Serbinë jug-qendrore.

 “Duke marrë parasysh se gjendemi në vendin prej nga edhe vi, jo larg nga këtu është Zhbevci vendi ku kam lindur, ndihem mirë dhe i emocionuar për arsye se jam një ndër pjesëmarrësit e këtij program dhe njëri nga ata që dhuron televizorë pranë Televizionit Publik të Serbisë, ka thënë këngëtari Çeda Markoviq.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues