Arkiva e lajmeve
                   

UEB FAQJA MODERNE PËR BUJQIT

29. shkurt 2016.

Duke i përcjellur rrjedhat në bujqësi dhe teknologjinë e re, Shoqata e Gazetarëve për Bujqësi AGROPRES, ka prezentuar ueb faqen e re. Ky projekt është përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë. Duke iu faleminderuar mënyrave të reja të plasimit të informacionit, tani bujqit kanë mundësi që në një vend të gjejnë numrin e madh të informacioneve nga fusha e prodhimit, përpunimit dhe distribuimit të ushqimit. Pjese e posaçme në ueb faqe e përbëjnë faqet ku mund të publikohen informacionet dhe lajmet më të reja në lidhje me përdorimin e fondeve të UE-së të cilat i dedikohen bujqësisë, siç janë programi IPA dhe IPARD.

Deri në fund të shkurtit në ueb faqe do të prezentohen të gjitha procedurat për përdorimine mjeteve të pakthyeshme të UE-së. Në ueb faqe mund të lexohen edhe këshillat e ekspertëve, idetë për investim, ndërsa në gadishmëri do të jenë edhe informacionet nga tregu dhe të dhënat e motit.

Shoqata e Gazetarëve për Bujqësi AGROPRES rëndësi i dedikon informimit dhe arsimimit jo vetëm të bujqëve por edhe të rinjëve dhe grave në fshtra.

Faqja www.agropress.org.rs është e optimizuar për shikim në telefonat mobil, ndërsa sëshpejti do të krijohet edhe aplikacioni i cili do të dedikohet informimit të shpejtë dhe të lehtë mbi fondet e qasura të UE-së.

Kryetari i Shoqatës, Goran Gjakoviq, theksoi se AGROPRES ka filluar promovimin e madh të bujqësisë serbe dhe fondeve të qasura të UE-së, ndërsa në periudhën e ardhshme të gjithë prodhuesëve të interesuar do të vendoset në dispozicion shumë ide dhe projekte. Bujqit të cilët më shumë dëshirojnë të lexojnë gazeta, ndërsa më pak janë të interesuar për informacione online, të gjitha tekstet e nevojshme mbi bujqësinë mund t`i lexojnë në magazinën Agrobiznis.

Burimi: Agropres dhe Trupi Koordinues