Arkiva e lajmeve
                   

MINIERA LECE KA PAGUAR 27 MILIONË PËR QIRAN E MINIERËS

29. shkurt 2016.

Medvegjë – Miniera e plumbit, zingut dhe arit “Lece”, në Medvegjë, në emër të qirasë së minierës prej 27 milionë dinarëve, çka është pagesa e parë e kësaj miniere për kompensimin e përdorimit të lëndëve mineraleve prej vitit 2009, ka deklaruar kompania Lajfston Kapital (Lifestone Capital LC), e cila vitin e kaluar e ka menaxhuar minierën.

Kompania LC, me seli në Dubai, ka marrë nga falimentimi menaxhimin dhe financimin e minierës “Lece”, nga prilli i vitit të kaluar dhe prej atëherë ka investuar më shumë se gjashtë milionë euro.

Puna iu është dhënë LC sepse ka qenë e vetmja kompani e cila ka ofruar që të paguhen shtatë pagat e mbetura për 400 punëtorët, në vlerë prej 1,3 milionë euro, gjë është është realizuar.

Sipas të dhënave të kompanisë, miniera është marrë në “gjendje të keqe”, shpellat kanë qenë të përmbytura, mekanizmi ka qenë jashtë funskionit dhe pa mjete adekuate, ndërsa problemet ekologjike kanë kërkuar reaksionin e shpejtë. Borxhi i përgjithshëm të cilën e bartë kompania në falimentim Farkom, ka qenë 422 milionë dinarë.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsqi, ka thënë se fati i kësaj komune “është i lidhur direkt me fatin e minierës Lece” dhe se në fund menjëherë është parë kur firma e cila menaxhon minierën ka paguar punëtorëve të gjitha pagat e mbetura.

Ai ka pohuar se kompania LC Lece ka paguar qiranë e minierës komunës së Medvegjës.

„Fati i kësaj komune është i lidhur direkt me fatin e minierës. Sepse aty punojnë 400 punëtorë, do të ishte katastrofale po nëse nuk do të punonte miniera. Neve na intereson që ajo të punojë dhe të mbrrijnë qiraja e minierës. Në këso mjedise të pazhvilluara siç është ky mjedis dhe ku ekonomia është pazhvilluar, kjo vërehet menjeherë”, ka thënë Arsiq.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues