Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
15. shtator 2015.

QENDRA RINORE “SËBASHKU KRIJOJMË...“ KA FILLUAR REALIZIMIN E PROJEKTIT „KËRKO PUNË – FILLO BIZNESIN“

Qendra Rinore „Sëbashku krijojmë...“, në bashkëpunim me Shkollën e Menaxhmentit të Mokrogorës dhe Asociacionin Serb të Menaxherëve, ndërsa me mbështetjen e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, ka filluar realizimin e projektit „Kërko punë – fillo biznesin“, i cili të rinjëve i ofron mundësin që përmes arsimimit joformal të sipërmarrësisë dhe lidhëshmërive me sektorin privat, t`i zhvillojnë idetë e tyre biznesore dhe të sipërmarrësisë të pjesëmarrësve më të mirë të këtij programi si dhe lidhshmëritë me kompanitë për qëllim të realizimit të praktikës profesionale.

15. shtator 2015.

„VEJDHJE, GRINDJE…ETJ” NË BUJANOC

Bujanoc – Teatri i qytetit “Histrion”, nga Prokupja, shfaqi shfaqjen “Vjedhje, grindje…etj” në Bujanoc, ku publiku dhe nikoqirët suksesshëm e pritën.

15. shtator 2015.

ARSIQ: ASOCIACIONI I KOMUNAVE SHQIPTARE ËSHTË MARKETING PARAZGJEDHOR

Bujanoc – Dje atmosfera në Bujanoc, ditën e parë të punës pas vendimit të pjesës së këshilltarëve shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci mbi formimin e asociacionit të komunave shqiptare në jug të Serbisë, ka qenë e zakonshme. 

15. shtator 2015.

FTESË PËR MEDIA - 15.09.2015

Ju ftojmë që të merkurën, 16 shtator, në ora 12:30, në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, që medialisht ta ndjekni nënshkrimin e kontratave për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për kompanitë e vogla dhe të mesme. Përveç kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë, Zoran Stankoviq, në konferencën për gazetarë do të marrin pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i organit të përkohshëm të Medvegjës, Nebojsha Arsiq, me përfaqësuesit e Zyrave për Zhvillim Ekonomik Lokal në këto komuna.

14. shtator 2015.

LISTA PËRFUNDIMTARE E KANDIDATËVE TË ZGJEDHUR NË KONKURSIN PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIM NË UNIVERSITETIN E NOVI SADIT DHE UNIVERSITETIN E BEOGRADIT - 2015

Lista përfundimtare e kandidatëve të cilët janë zgjedhur në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për ndarjen e bursave për studim në Universitetin e Novi Sadit dhe Universitetin e Beogradit – 2015/2016

Shkarkoni dokumentin: Rang listа (pdf)

Burimi: Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë 

14. shtator 2015.

STANKOVIQ: FORMIMI I ASOCIACIONIT TË SHQIPTARËVE NUK DO TË THOTË ASGJË

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka deklaruar se formimi i asociacionit të komunave në jug të Serbisë – nuk do të thotë asgjë.

14. shtator 2015.

KOALICIONI I SNS KA FITUAR ZGJEDHJET NË MEDVEGJË

Medvegjë – Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka marrë rreth 60 përqind të votive në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në komunën e Medvegjë, është thënë në Komisionin Komunal Zgjedhor.

14. shtator 2015.

QETËSI PARA ARDHJES SË FLUKSIT TË RI TË REFUGJATËVE

Preshevë – Disa mijëra emigrantë edhe gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar kanë kërkuar që sa më shpejt t’i zgjidhin të gjihta formalitetet me dokumentacionin dhe nga Presheva sa më shpejtë të nisen në drejtim të kufirit hungarez, duke pranuar se u frikësohen “kufirit hungarez”.

11. shtator 2015.

SITUATA NË KOMUNAT ËSHTË STABILE

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, sot në Pallatin Serbia ka mbajtur konferencë për media me rastin e themelimit të mundshëm ditën e neserme të Bashkësisë së Komunave Shqiptare në Preshevë nga ana e përfaqësuesve politik shqiptar, si edhe në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale në Medvegjë dhe problemin e refugjatëve si dhe kujdesit ndaj tyre.

11. shtator 2015.

KRYEMINISTRI ALLEKSANDAR VUÇIQ: PARALAJMRIMET E SHQIPTARËVE TË JUGUT TË SERBISË JANË POLITIKISH JO-SERIOZE

Beograd – Kryeministri Alleksandar Vuçiq mbrëm deklaroi se paralajmrimet e këshilltarëve shqiptar në Preshevë se do ta formojnë asociacionin e komunave shqiptare në jugun e Serbisë, si përgjigje për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, janë politikisht jo-serioze dhe të papërshtatshme.

«Претходна страна   Следећа страна»