Arkiva e lajmeve
                   

QETËSI PARA ARDHJES SË FLUKSIT TË RI TË REFUGJATËVE

14. shtator 2015.

Preshevë – Disa mijëra emigrantë edhe gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar kanë kërkuar që sa më shpejt t’i zgjidhin të gjihta formalitetet me dokumentacionin dhe nga Presheva sa më shpejtë të nisen në drejtim të kufirit hungarez, duke pranuar se u frikësohen “kufirit hungarez”.

„Na lajmrojn se në Hungari situata është e komplikuar. Dhe se nuk do të mund të hyjmë. Do të na kthejnë në Serbi. Ne shkojmë në drejtim të kufirit me këtë vend, ndërsa juve të gjithëve këtu shumë faleminderit që na keni ndihmuar që të mbledhim pak forcë dhe të vazhdojmë deri në pikën përfundimtare. Faleminderit njerëzve në Preshevë. Edhe pse nata ka qenë e ftohtë kemi pasur ushqim të mjaftueshëm, mbulesa dhe tani shpejtojmë që me autobus të shkojmë në drejtim të Beogradit“, thotë Zejllah, i cili para pesëmbëdhjet ditëve është nisur nga Afganistani në rrugë për një jetë më të mirë.

Grave dhe fëmijëve është dhënë ndihma mjekësore. Është vrejtur lodhja të cilën e rresin netët e ftohta. Ndryshimi i kushteve klimatike i prek edhe emigrantët të cilët me një numër të vogël kanë arritur nga drejtimi i Maqedonisë, mirëpo edhe humanitarëve të cilët presin fluks të ri të emigrantëve.

Të gjithëve në Preshevë situata aktuale iu lejon pak pushim para fluksit të ri të emigrantëve të cilët pritet të vijnë nga Greqia, përmes Maqedonisë. Pjesëtarët e policisë kufitare janë në kontakt të vazhdueshëm me kolegët nga Maqedonia.

Ministri Aleksandar Vulin i cili edhe njëherë qëndroi në Preshevë, ka insistuar që “asnjë emigrant të mos mbetet pa ujë dhe ushqim”. Ai bëri thirrje për më shumë ndihmë në aspektin e veshjeve dhe mbulesave, si dhe përmirësimin e kushteve të akomodimit pikë së pari për gratë dhe fëmijët.  

„Do të kemi kushte adekuate për akomodim gjatë vjeshtës për të gjithë emigrantët të cilët priten të vijnë. Do të përmirësojmë kushtet e ofrimit të ndihmës së parë në kampin e pranimit në fshatin Miratoc në kufi me Maqedoninë. Këtu njerëzit punojnë 24 orë, sepse ky është mision humanitar prej të cilës Serbia nuk do të heqë dorë“, ka porositur ministri Vulin në Preshevë.

Sipas fjalëve të tij, situata humanitare është nën kontroll, ndërsa janë rritur ekipet e punës dhe mjekësore duke marrë parasysh në ndryshimin e kohës dhe ardhjen e vjeshtës, mirëpo edhe kushteve të dimrit.

Në Qendrën për Pranim në Preshevë, kanë arritur edhe studentët nga Akademia Policore të cilët janë angazhuar si vullnetar që të ndihmojnë pjesëtarët të policisë në mënyrë që regjistrimi i emigrantëve të jetë sa më i shpejtë.  Në drejtim të Beogradit dhe Kanjizhit gjatë ditës së djeshme nga Presheva janë nisur rreth dhjetra autobusë.

Branisallav Millenkoviq nga Kryqi i Kuq i Serbisë thotë se humanitarët janë të gatshëm edhe për fluksin e ri të paralajmruar të emigrantëve që do të vijnë.

 „Kemi rezerva të mjaftueshme për disa ditë, kështu që sa i përket asaj situata nuk është problematike. Vetëm se do të ketë tollovi, sepse askush smund t`i regjistroj 10.000 persona për një ditë“, ka thnë Millenkoviq.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues