Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
11. shtator 2015.

FOTOGRAFIA E CILA SHËTITI BOTËN: REXHEP ARIFI

Preshevë – Rexhep Arifi, polici nga Presheva, fotografia e të cilit shëtiti botën, në të cilën shihen se si e përqafon djaloshin sirian. Për një muaj është i angazhuar në Miratoc, ku vijnë refugjatë nga Greqia dhe Maqedonia. Ministri i punëve të mbrendshme thotë se Arifi do të shpërblehet.

11. shtator 2015.

NDIHMA EUROPIANE PËR PREZANTIMIN E STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE NË KUALITETIN DHE MBROJTJEN E PREJARDHJES GJEOGRAFIKE

Në kuadër të aktiviteve të programit zhvillimor të PROGRES-it Europian, të cilat kanë për qëllim rritjen e konkurencës së ekonomive lokale janë shpallur dy ftesa publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për çertifikimin dhe ri-çertifikimin e stadardit të kualitetit ndërkombëtar, si edhe për projektet mbrojtëse të treguesve të prejardhjes gjeografike. Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës ka ndarë gjithsej 177.000 euro ndihmë për më sëpaku 33 projekte. Ftesa publike do të jetë e hapur deri më 23 tetor 2015.

9. shtator 2015.

QË NGA TETORI STUDENTËT SERB, SHQIPTAR DHE ROM NË NDËRTESËN E RE

Bujanoc, Preshevë – Punët në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc me sukses iu janë afruar fundit, ndërsa studentët e parë nga nacionaliteti serb, shqiptar dhe rom që nga tetori do të kenë kushte shumë më të mira për punë.

9. shtator 2015.

GASHIQ: RENOVIMI I OBJEKTIT PËR REFUGJATË DHE EKIPET MJEKËSORE

Preshevë – Ministri i Mbrojtjes, Branisllav Gashiq, gjatë vizitës në Qendrën për Pranim në Preshevë ka deklaruar se me shpejtësi punohet në renovimin e dy ish objekteve e industrisë së duhanit për vendosjen e ekipeve mjekësore dhe grave me fëmijë.

7. shtator 2015.

FTESË PËR MEDIA - 07.09.2015

Ju ftojmë që të martën më 8 shtator, të përcjellni medialisht vizitën në punimeve në ndërtimin e ndërtesës së Paraleles së Fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc, kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë, Zoran Stankoviq dhe delegacionit të Unionit Europian.

7. shtator 2015.

STANKOVIQ DHE KIF VIZITUAN PRESHEVËN

Preshevë – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Kif, kanë vizituar maternitetin në Preshevë, në të cilin çdo ditë ndihmë kërkojnë edhe shtatëzanat të cilat arrijnë nga fluksi i emigrantëve nga vendet e Lindjes së Afërt.

7. shtator 2015.

NUK KA BLERËS PËR RADIO MEDVEGJËN

Medvegjë – Radio multinietnike Medvegja, është i vetmi medium në këtë komunë, sëshpejti do të ndaloj të egzistojë sepse nuk ka pasur blerës të interesuar.

7. shtator 2015.

NDIHMA MË E MADHE PËR BUJQIT NË JUG TË SERBISË

Medvegjë – “Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor posaçërisht do t’i ndihmoj bujqit në komunat e pazhvilluara në jug të Serbisë”, ka thënë ministresha e bujqësisë, Snezhana Bogosavleviq Boshkoviq, gjatw vizitës në Medvegjë dhe vlerësoi se në territorin e kësaj komune egziston potencial i madh për zhvillimi e blegëtorisë dhe perimatrisë, por se problemi më i madh për prodhuesit të cilët përpilojnë projektet dhe konkurojnë tek bankat dhe për fondet europiane para-pranimit.

3. shtator 2015.

FTESË PËR MEDIA - 03.09.2015

Ju ftojmë të premtën me 04 shtator, të përcjellni vizitën e kryearit të Trupit koordinues të Qeveris Republikës së Sërbis Zoran Stankoviqit dhe ambasadorit të Britanis së  Madhe në Sërbi Denis Kifa, ku do ta vizitojnë maternitetin në Preshev, Qendrën e pranimit për migrantë dhe fushën e Miratocës.

Në ora 10 e 15 minuta kryetari i Trupit koordinues Stankoviqi dhe ambasadori i Britanis Kifi do të vizitojnë maternitetin në Preshev. Pas vizitës është paraparë që gazetarëve të i’u drejtohet Zoran Stankoviqi.

Më pas në ora 11 së bashku do të vizitojnë Qendrën pranuese për migrant. Mbas mbarimit të vizitës është paraparë deklarata për media edhe kryetari i Trupit koordinues edhe ambasadori i Britanis së Madhe.

Në ora 11 e 45 minuta kryetari i Trupit koordinues Stankoviqi dhe ambasadori i Britanis Kifi do të vizitojnë edhe fushën në fshatin Miratoc. Ktu është paraparë  inçizimi dhe fotografimi, por pa deklarat për media. 

3. shtator 2015.

KA FILLUAR AKSIONI HUMANITAR ME NDIHMA PËR MIGRANTËT

Preshevë – Për shkak të rritjes së flukseve me migrantë në Sërbi, posaçërisht në jug të vendit, Këshilli për të drejtat e njeriut në Vranjë – SOS telefoni ka filluar aksionin për mbledhjen e ndihmës humanitare, duki i dhnënë përaprsi grave dhe fëmijëve që momentalisht janë të vendosur në Qendrën pranuese në Preshevë.

«Претходна страна   Следећа страна»