Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: FORMIMI I ASOCIACIONIT TË SHQIPTARËVE NUK DO TË THOTË ASGJË

14. shtator 2015.

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka deklaruar se formimi i asociacionit të komunave në jug të Serbisë – nuk do të thotë asgjë.

Stankoviq ka theksuar se këto komuna, sikur edhe deri më tani, mund të llogarisin në të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligjet e Republikës së Serbisë, si dhe Konventën ndërkombëtare mbi të drejtat e pakicave, duke shtuar se ajo është “korniza në të cilën mund të lëvizin“.

„Ajo tani nuk do të thotë asgjë. Ajo vetëm ka shkaktuar atë për çka edhe ata kanë pasur nevoj – trazira të caktuara jo vetëm në mes njerëzve në këto komuna, por edhe në mes banorëve tjerë në Serbi“, ka thënë Stankoviq.

Ai ka thënë se grupi i këshilltarëve nga këto tri komuna ka marrë këtë vendim duke u bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, ndërsa me këtë rast ai thkesoi se çështja e shqiptarëve nga ky territor, në asnjë mënyrë nuk është shqyrtuar në Bruksel. Stankoviq ka thënë se edhe shteti i Serbisë në periudhën e ardhshme do të reagoj në mënyrë adekuate, mirëpo duke shtuar se kjo nuk nënkupton përdorimin e forcës.

 “Egzistojnë disa rregulla ligjore në të cilat në periudhën e ardhshme do të bisedohet, mirëpo jo përmes objektivit. Do të shohim se çka dojnë ata”, ka thënë Stankoviq.

Duke folur për krizën e emigrantëve, Stankoviq tha se situata në terren nuk ndryshohet nga momenti në moment, mirëpo fluksi i emigrantëve është i madh për shkak të masave të paralajmëruara prej 15 shtatorit nga shteti i Hungarisë .

“Në këtë moment, të gjitha strukturat e shtetit të Serbisë punojnë dhe e përcjellin situatën me përgjegjësi. Për tani jemi të kënaqur se si e kemi përmbushur pjesën tonë të obligimit, presim që bashkësia ndërkombëtare do të sjell vendime adekuate në zgjidhjen e problemit të këtyre njerëzve”, ka përfunduar Stankoviq.

Burimi: RTV Pink dhe Trupi Koordinues