Arkiva e lajmeve
                   

KOALICIONI I SNS KA FITUAR ZGJEDHJET NË MEDVEGJË

14. shtator 2015.

Medvegjë – Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka marrë rreth 60 përqind të votive në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në komunën e Medvegjë, është thënë në Komisionin Komunal Zgjedhor.

Sipas të dhënave të para preliminare nga 27 prej 28 vendeve zgjedhore, ku kanë votuar 4.331 votues, lista e “Alleksandar Vuçiq – SNS-SPS-PUPS”, ka marrë rreth 60 përqind, lista shqiptare “Partia Demokratike – Nagip Arifi” rreth 15 përqind, lista e Partisë për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka marrë 10 përqind, Grupi Qytetar “Për Jabllanicën e Epërme” rreth 13 përqind, ndërsa Partia Demokratike nuk e ka kaluar cenzusin.

Nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se arritja e 60 përqind të votave është “fitore e madhe dhe konfirmim i realitetit që Medvegja të mbetet komunë serbe”.

Nënkryetari i SPS-it, Alleksandar Antiq ka vlerësuar se rezultatin të cilin e ka arritur lista e përbashkët e socialistëve, SPS dhe PUPS-it, “është fakt se Qeveria e Serbisë punon mirë dhe udhëheq politikë të shkëlqyer e cila ka përkrahjen e qytetarëve”.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues