Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 15.09.2015

15. shtator 2015.

Ju ftojmë që të merkurën, 16 shtator, në ora 12:30, në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, që medialisht ta ndjekni nënshkrimin e kontratave për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për kompanitë e vogla dhe të mesme. Përveç kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë, Zoran Stankoviq, në konferencën për gazetarë do të marrin pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i organit të përkohshëm të Medvegjës, Nebojsha Arsiq, me përfaqësuesit e Zyrave për Zhvillim Ekonomik Lokal në këto komuna.

Pas nënshkrimit të kontratave janë paraparë pyetjet e gazetarëve.

„Prej buxhetit të Republikës së Serbisë, përmes Trupit Koordinues, për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme janë ndarë diçka më shumë se 48 milion dinarë. Mjeteve e pakthyeshme stimuluese i kanë fituar 18 kompani nga këto tri komuna, në mënyrë që të përmirësohet prodhimi”, ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, duke theksuar se me këtë program Qeveria e Serbisë përpiqet ta ndihmojë zhvillimin ekonomik në këto komuna.