Arkiva e lajmeve
                   

KRYEMINISTRI ALLEKSANDAR VUÇIQ: PARALAJMRIMET E SHQIPTARËVE TË JUGUT TË SERBISË JANË POLITIKISH JO-SERIOZE

11. shtator 2015.

Beograd – Kryeministri Alleksandar Vuçiq mbrëm deklaroi se paralajmrimet e këshilltarëve shqiptar në Preshevë se do ta formojnë asociacionin e komunave shqiptare në jugun e Serbisë, si përgjigje për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, janë politikisht jo-serioze dhe të papërshtatshme.

„Serbia din se si të reagoj me guxim dhe maturi, ndërsa kur duhet të tregoj fuqinë, mos u brengosuni, gjithsesi do të dij se si ta tregoj", ka thënë Vuçiq.

Kryeministri ka thënë se në këtë veprim duhet të reagohet me mençuri dhe se është mundësia që Serbia ta tregoj mençurinë dhe zgjuarsinë.

„Iu kemi hapur maternitetin në Preshevë, kjo është porosia jonë, këtë do ta bëjmë edhe në Bujanoc edhe me fakultetin dhe me shkollën”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se shqiptarët i konsiderojmë si pjesë e Serbisë dhe se Qeveria ka edhe Trupin e saj Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Vuçiq ka vërejtur se në Medvegjë jetojnë gjashtë deri shtatë përqind e shqiptarëve, por “se ata e shkruajnë në letër” asociacionin e komunave. Ai ka shtuar se të dielen në Medvegjë janë zgjedhjet lokale, duke thënë se do të shihet se kush do të fitoj SNS, DS, Rama apo Thaçi.

Burimi: Tanjug, RTS 1 dhe Trupi Koordinues