Arkiva e lajmeve
                   

QENDRA RINORE “SËBASHKU KRIJOJMË...“ KA FILLUAR REALIZIMIN E PROJEKTIT „KËRKO PUNË – FILLO BIZNESIN“

15. shtator 2015.

Qendra Rinore „Sëbashku krijojmë...“, në bashkëpunim me Shkollën e Menaxhmentit të Mokrogorës dhe Asociacionin Serb të Menaxherëve, ndërsa me mbështetjen e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, ka filluar realizimin e projektit „Kërko punë – fillo biznesin“, i cili të rinjëve i ofron mundësin që përmes arsimimit joformal të sipërmarrësisë dhe lidhëshmërive me sektorin privat, t`i zhvillojnë idetë e tyre biznesore dhe të sipërmarrësisë të pjesëmarrësve më të mirë të këtij programi si dhe lidhshmëritë me kompanitë për qëllim të realizimit të praktikës profesionale.

Projekti realizohet në pesë qytete në jug dhe  lindje të Serbisë: Nish, Leskoc, Vrajë, Pirot dhe Zajeçar, ndërsa në secilin qytet prej këtyre në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit do të mbahet nga një trajnim një ditor nga fusha e sipërmarrësisë dhe menaxhmentit. Afati për paraqitje për pjesëmarrje në këtë program i cili është falas është 20 shtator, ndërsa pjesëmarrësit do të zgjidhen kryesisht në bazë të kualitetit të paraqitjeve të dërguara.

Të interesuarit duhet ta mbushin formularin aplikues dhe ta dërgojnë deri më 20 shtator në këtë adresë info@zajednostvaramo.rs, me shënimin “Prijava za obuku iz osnova preduzetništva i menadžmenta”.

Formularin aplikues dhe të gjitha informacionet shtesë mund ti merrni në këtë adresë elektronike: www.zajednostvaramo.rs

Burimi: Juzhne Vesti, RTV Ritam dhe Trupi Koordinues