Arkiva e lajmeve
                   

SITUATA NË KOMUNAT ËSHTË STABILE

11. shtator 2015.

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, sot në Pallatin Serbia ka mbajtur konferencë për media me rastin e themelimit të mundshëm ditën e neserme të Bashkësisë së Komunave Shqiptare në Preshevë nga ana e përfaqësuesve politik shqiptar, si edhe në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale në Medvegjë dhe problemin e refugjatëve si dhe kujdesit ndaj tyre.

Ai sëpari ka ftuar të gjithë banorët e komunës së Medvegjës që të dalin në zgjedhje të cilat do të mbahen të dielen, më 13 shtator, dhe të votojnë për ata të cilët mendojn që mund ta ndihmojnë komunën e Medvegjës që të dalë nga problemet ekonomike. Sa i përket refugjatëve, Stankoviq ka thënë se më 10 shtator në Qendrën për Pranim të Emigrantëve në Preshevë janë regjistruar 747 persona dhe se momentalisht në Qendrën për Pranim janë 2.000 persona, si dhe se 1.500 janë në rrugë. Përshkak asaj që Hungaria do të sjell ligjin më 15 shtator, që sipas tij hyrja e refugjatëve në territorin e saj do të trajtohet si vepër penale, në këtë javë në Serbi do të jenë 23.000 persona, ndërsa të gjitha shërbimet do të angazhohen në përkujdesin e tyre.

Stakoviq në lidhje me themelimin e mundshëm të Bashkësisë së Komunave Shqiptare, tha se deklaratat rreth kësaj teme kanë sjell shqetësim jo vetëm në këto tri komuna në jugun e Serbisë, por edhe në tërë vendin. Stankoviq ka thënë se prej shtatë partive shqiptare të cilat janë në pozitë dhe në opozitë, tri parti nuk do të marrin pjesë në takim mbi themelimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare. Ai ka theksuar se pa marrë parasysh se çfar vendime do të mirren në takimin e nesërm, Serbia do të atë do të reagoj sipas Kushtetutës dhe ligjeve të saja, si dhe koventave ndërkombëtare.

Stankoviq ka theksuar se nuk ka asnjë shenjë që tregon që faktori ndërkombëtar do të mund ti njoh këto tri komuna.

Takimi mbi themelimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare e organizon Jonuz Musliu, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve.

Burimi: Trupi Koordinues