Arkiva e lajmeve
                   

ARSIQ: ASOCIACIONI I KOMUNAVE SHQIPTARE ËSHTË MARKETING PARAZGJEDHOR

15. shtator 2015.

Bujanoc – Dje atmosfera në Bujanoc, ditën e parë të punës pas vendimit të pjesës së këshilltarëve shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci mbi formimin e asociacionit të komunave shqiptare në jug të Serbisë, ka qenë e zakonshme. 

Iniciatori i „projektit të asociacionit të komunave shqiptare“, Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe kryetar i Këshillit Nacional i Pakicës Shqiptare dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik, dje nuk ishte në vendin e tij të punës në komunë.

Dr. Stojança Arsiq, zëdhënës i kryetarit të komunës së Bujanocit, i cili me 11 këshilltarë serb është në koalicion me partinë shqiptare të dr. Nagip Arifit dhe Jonuz Musliut (PD dhe LPD), thotë se me ligj është i lejuar formimi i asociacioneve të komunave, mirëpo jo në baza fetare dhe nacionale dhe me autorizimeve të definuara në mënyrë të qartë, por për qëllime të përforcimit të zhvillimit ekonomik.

 „Për atë e gjitha e cila është votuar të shtunën e kaluar në Preshevë është e kundërta e asaj. Që të formohet asociacioni i komunave, vendimin do të duhej ta sjellin këshilltarët në seancën e kuvendeve komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, gjë e cila nuk ka ndodhur“, ka thënë Arsiq.

„Është e pa nevojshme të ngriten tensionet. Edhe vet iniciatorët dhe pjesëmarrësit e marrjes së atij vendimi e din se nuk egziston asnjë ngjajshmëri me Marrëveshjen e Brukselit në mes Beogradit dhe Prishtinës mbi formimin e Bashkësisë së Komunave në Kosovë dhe Metohi, që në këtë mënyrë të përgjigjen. Shihet qartë se e gjitha kjo është marketing parazgjedhor i atyrëve që dëshirojnë ta kthejn besimin e votuesve të vet dhe besoj që janë të vetëdijshëm se ky lloj i asociacionit të tyre nuk do të funskionoj. E gjitha kjo ka qenë e udhëzuar politikish dhe nuk shkon në drejtim të ndërtimit të besimit më të madh. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin në parlamentin lokal. Atë e presim edhe nga partnerët e tanë të koalicionit dhe në interes të krijimit të kushteve më të mira për punë dhe jet për të gjithë qytetarët, jo vetëm për ata të cilët na kanë zgjedhur“, ka shtuar Arsiq.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues