Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
17. mars 2015.

DY TË BURGOSUR PËR SHKAK TË NARKOTIKËVE

Vrajë – Pjesëtarët e MPB në Vrajë kanë sjellur vendimin rreth mbajtjes policore në kohëzgjatje prej 48 orëve, për personat me iniciale A.P (1974) nga Vraja, S.P (1968) dhe E.L (1968) nga rrethina e Bujanocit, përshkak të dyshimit se ilegalisht kanë prodhuar dhe kanë shitur lëndë narkotike, ka njoftuar sot Administrata Policore në Vrajë.

16. mars 2015.

ËSHTË SHPALLUR EPIDEMIA E FRUTHIT NË ÇERDHËN PËR FËMIJË NË MEDVEGJË

Medvegjë – Enti për shëndetësi publike në Leskoc, ka shpallur epideminë e fruthit në institucionin parashkollor “Rinia“, në Medvegjë, ka deklaruar Jadranka Krasiq, kryeshefe e Qendrës për kontrollim dhe parandalim të sëmundjeve në këtë ent.

16. mars 2015.

NË BAGAZH TË “GOLFIT” JANË KONTRABANDUAR 300 KILOGRAM DUHAN

Bujanoc – Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në afërsi të Dolevcit, kanë burgosur B.A (1986) nga rrethina e Bujanocit, përshkak të dyshimit që ka kryer vepër penale të tregëtisë së palejuar të prodhimeve me akcizë.  

16. mars 2015.

MAQEDONIA DHE SERBIA SËBASHKU NË LUFTËN KUNDËR MIGRIMIT ILEGAL

Preshevë – Drejtori i Policisë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të RS-së, Millorad Veloviq, është takuar me Mitko Çakovim, drejtor i  Byros për Siguri Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, ka njoftuar MPB. Ata sëpari janë takuar në Shkup, ndërsa pastaj sëbashku kanë vizituar pikën kufitare në Tabanoc dhe Qendrën e përbashkët të kontaktit për bashkëpunim policor.

16. mars 2015.

GJITHÇKA GATI PËR HAPJEN E SHTËPISË SË SIGURTË

Vranjë – Udhëheqësit e qytetit të Vrajës kanë njoftuar se gjithçka është gati për hapjen e shtëpisë së sigurtë në këtë qytet, e cila do të jetë e karakterit rajonal.

13. mars 2015.

KLUBI BASKETBOLLISTIK MULTIETNIK NË BUJANOC

Bujanoc – Klubi Basketbollistik nga Bujanoci “BSK Junior”, egziston që 10 vite, është klub multietnik ku sëbashku në të ushtrojnë serbët, shqiptarët dhe romët. Garojnë në ligën e dytë të jugut. Prej 178 anëtarëve nga të gjitha moshat, 22 prej tyre aktivisht janë nëpër gara.

13. mars 2015.

JANË PASTRUAR 90 PËRQIND E RRUGËVE

Medvegjë – Dragisha Petroviq, kryetar i komunës së Medvegjë, ka deklaruar se ekpitet komunale kanë arritur që të pastrojnë nga bora 90 përqind të rrugëve duke i mundësuar qarkullim banorëve, ndërsa të rrugët malore ende nuk janë të pastruara, të cilat i takojnë kategorive të treta.

13. mars 2015.

ËSHTË KRYER RENOVIMI I SHTËPISË SË SIGURT NË LESKOC

Leskoc  - Agjensioni për Zhvillim Ekonomik Lokal (AZHEL), ka kryer punimet në renovimin dhe rekontruktimin e shtëpisë së sigurt në qendrën e Leskocit, strehimores për gra dhe fëmijë të cilët janë viktimë e dhunës në familje.

12. mars 2015.

NË SERBI JANË REGJISTRUAR 1.379 MEDIA

Bujanoc – Kryetari i komunës së Preshevës dhe Bujanocit, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, në truezën të emëruar „Zbatimi i ligjeve të reja për media në praktikë“, të cilin Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë organizoi në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, është kërkuar që mos të privatizohen mediat që i’u është themelues komuna, me një arsyetim se kjo është e duhur për një infomim më të mirë për qytetarët.

10. mars 2015.

DAÇIQ: PROJEKTE TË VLEFSHME TË KB NË SERBI

Beograd – Zëvendës kryetarja e Kombeve të Bashkura dhe drejtoresha e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS), Grete Faremo, pas takimit me nënkryetarin e parë të Qeverisë së Serbisë dhe ministrin e punëve të jashtme Ivica Daçiqin, ka shprehur faleminderimin në bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë e Republikës së Serbisë, si dhe përkrahjes donatoriale për realizimin e projekteve zhvillimore në vend.

«Претходна страна   Следећа страна»