Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
10. mars 2015.

MUNDËSI ZHVILLIMORE PËR KOMPANITË TË MESME DHE TË VOGLA

Beograd – Kompanitë e vogla dhe të mesme në pjesët e pazhvilluara të Serbisë do të kenë mundësinë që t’a avansojnë veprimtarinë e tyre, t’a zgjërojnë eksportin dhe krijojnë vende të reja të punës përmes ndihmës financiare dhe mbështetjes biznesore të cilat i kanë siguruar Shtetet e Bashkura të Amerikës. 

10. mars 2015.

FTESË PËR MEDIA - 10.03.2015

Ju ftojmë që të mërkuren, më 11 mars, në ora 16, të merrni pjesë në takimin e emërtuar „Zbatimi i ligjeve të reja për media në praktikë”, e cila do të mbahet në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Është paraparë që takimi të zgjasë deri në ora 18.

9. mars 2015.

KOHË E KEQE NË MEDVEGJË DHE LEBAN

Medvegjë-Leban – Banorët e Medvegjës të cilët jetojnë në fshatrat afër Tullarit, në vijën administrative me Kosovën dhe Metohinë, edhe më tej janë pa rrymë, ka deklaruar Miodrag Marjanoviq, kryeshef i Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme në rrethin të Pçinjës.

9. mars 2015.

USHTRIA KËRKON REZERVË AKTIVE

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për plotësimin e 105 vendeve të punës në rezervë aktive, për kohë të caktuar deri në dy vite, për të shërbyer në këto vende: Pançevë, Rashkë, Prokuple, Nish, Bujanoc, Shabac dhe Beograd.

9. mars 2015.

STOJILKOVIQ: KËRKOJMË ZHDOGANIMIN E MALLIT NË MUTIVODË

Medvegjë/Leskoc – Kryeshefi i rrethit të Pçinjës, Bozhidar Stojilkoviq, ka deklaruar se nga Qeveria e Serbisë ka kërkuar që zhdoganimi i mallit në pikën kufitare në Mutivodë, në Medvegjë, mirëpo ende nuk ka përgjigje.

9. mars 2015.

JANË HEQUR DY PARALELE NË GJUHËN SERBE

Medvegjë – Admnistrata shkollore në Leskoc ka propozuar heqjen e dy ose tri paraleleve në gjuhën serbe në njërën shkollë të mesme në Medvegjë, e cila u prit me një rezistencë të madhe në vet shkollën, mirëpo edhe në selinë e rrethit të Jabllanicës.

7. mars 2015.

OSBE-ja LAVDËRON KOMUNIKIMIN E QEVERISË SERBE ME MJEDISET MULTIETNIKE

Shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Peter Burkhard, sot në takimin me ministreshën e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Kori Udoviçkin, ka lavdëruar sfidat e kësaj Ministrie në krijimin e komunikimit të rregullt me përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale nga mjediset multietnike dhe me këshillat nacional të pakicave në mënyrë të avansimit të kualitetit të jetës të të gjithë qytetarëve.

5. mars 2015.

NË PRESHEVË JANË GJETUR 22 EMIGRANTË ILEGAL

Preshevë – Në stacionin hekurudhor në Preshevë, me rastin e kontrollimit të trenit ndërkombëtar në realicionin Greqi – Hungari, në mëngjesin e të mërkures janë zbuluar 22 emigrantë ilegal, në mesin e tyre ishin edhe gjashtë fëmijë, të cilët kishin si për synim Europën Perendimore.

5. mars 2015.

FTESË PËR DORËZIMIN E ARMËVE DHE MUNICIONIT

Medvegjë – Ministria e Punëve të Mbrendshme e Republikës së Serbisë, nga 4 marsi 2015, për një afat tremujor do të zbatoj aksionin e legalizimit të ligjshëm të armëve.

5. mars 2015.

LIBRA PËR SHTËPINË E SIGURTË

Vranjë – Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkobëtare të Gruas “8 Marsi”, dhe fillimit të punës së Shtëpisë së parë të sigurtë për gratë viktima të dhunës në rrethin e Pçinjës, Këshilli për Drejtat e Njeriut në Vrajë dhe SOS telefonia në Vrajë, organizojnë aksionin e grumbullimit të librave “Libri për shtëpinë e sigurtë”. Aksioni simbolikisht fillon më 8 mars dhe zgjat deri më 1 prill.

«Претходна страна   Следећа страна»