Arkiva e lajmeve
                   

MAQEDONIA DHE SERBIA SËBASHKU NË LUFTËN KUNDËR MIGRIMIT ILEGAL

16. mars 2015.

Preshevë – Drejtori i Policisë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të RS-së, Millorad Veloviq, është takuar me Mitko Çakovim, drejtor i  Byros për Siguri Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, ka njoftuar MPB. Ata sëpari janë takuar në Shkup, ndërsa pastaj sëbashku kanë vizituar pikën kufitare në Tabanoc dhe Qendrën e përbashkët të kontaktit për bashkëpunim policor.

Drejtori i Policisë, Veloviq, ka theksuar se policia e Serbisë dhe e Maqedonisë kanë jashtëzakonisht mardhënie të mira dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa në mënyrë të përbashkët është konstatuar se ka hapësirë për avansim dhe ngritje të mëtutjeshëme në nivel më të lartë.

Sipas fjalëve të Velenoviqit, tema kryesore e bisedimeve me kolegët maqedon ka qenë migrimi ilegal.

„Ky nuk është problem vetëm i shtetit tonë, por ky është problem i gjërë i cili i përket gjithë Europës”, ka thënë Veloviq duke shtuar se për këtë zgjidhje duhet të punojmë sëbashkur, kështu që në këtë moment është më e rëndësishme sigurimi sa më i mirë i rreth 113 kilometrave të kufirit të përbashkët.

Veloviq ka theksuar se është e nevojshme që të rritet numri i patrullave dhe të forcohen grupet operative, sepse esenca nuk është vetëm parandalimi i kalimit të kufirit nga migrantët ilegal, por është e nevojshme që të konstatohen organizatorët e këtij krimi.  

Drejtori i Policiësë së Serbisë ka shtuar se gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, si dhe në janar dhe shkurt të këtij viti, problem i posaçëm kanë qenë banorët shqiptarë të cilët masovikisht kanë kaluar vijën administrative nga territori i Kosovës dhe Metohisë.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues