Arkiva e lajmeve
                   

GJITHÇKA GATI PËR HAPJEN E SHTËPISË SË SIGURTË

16. mars 2015.

Vranjë – Udhëheqësit e qytetit të Vrajës kanë njoftuar se gjithçka është gati për hapjen e shtëpisë së sigurtë në këtë qytet, e cila do të jetë e karakterit rajonal.

Branimir Stojanoviq, zëdhës i Këshillit të Qytetit, thotë se hapja e shtëpisë së sigurt do të bëhet më 19 mars dhe se qyteti është dashur t’i ndryshoj disa akte juridike ashtu që objekti të vendoset në funskion.

„Kemi strehimore për gratë dhe fëmijët, viktimat e dhunës në familje dhe tregëtisë së njerëzve, klubi për të moshuarit, si dhe qëndrim ditor, ndërsa kjo është njëri ndër shërbimet e reja i cili do të finansohet nga buxheti.

“Çështja e përdoruesve të cilët do të vendosen në shtëpinë e sigurtë do të vendoset me rregullore”, thotë Stojanoviq.

Komisionin të cilin e përbëjnë përfaqësuesit e donatorit ambasada e SHBA-së në Beograd, ka vizituar objektin ndërtim i cili është përfunduar.

Ky projekt ka filluar në vitin 2008, kur është nënshkruar protokolli mbi qëllimet në mes Fondit të B92 dhe komunës së Vrajës.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues