Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË SHPALLUR EPIDEMIA E FRUTHIT NË ÇERDHËN PËR FËMIJË NË MEDVEGJË

16. mars 2015.

Medvegjë – Enti për shëndetësi publike në Leskoc, ka shpallur epideminë e fruthit në institucionin parashkollor “Rinia“, në Medvegjë, ka deklaruar Jadranka Krasiq, kryeshefe e Qendrës për kontrollim dhe parandalim të sëmundjeve në këtë ent.

Ajo ka thënë se nga respiratorët e sëmundjes ngjitëse të fruthit, janë sëmurë dy fëmijë nga grupi parashkollor dhe tek shtatë fëmijët i’u është izoluar strepokoket të cilat është bartëse e sëmundjes.

„Kemi marrë të gjitha masat e duara dhe nuk ka raste të reja të sëmundjes. Janë marrë mostrat nga 39 fëmijë dhe dhjetra puntorëve. Përveç dy  fëmijëve të sëmuar si dhe shtatë të tjerëve me strepotok të gjithë të tjerat negative. Përsëris se kjo sëmundje është ngjitëse dhe nuk ka lidhje me higjienën në çerdhe. Megjithatë, pavarsisht nga kjo, është kryer dezifektimi i të gjitha hapësirave në çerdhe“, ka thënë Jadranka Krasiq.

Ajo ka njoftuar se sëmundjen dhe gjendjen e fëmijëve të sëmuar e përcjell Shtëpia e Shëndetit në Medvegjë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues