Arkiva e lajmeve
                   

NË BAGAZH TË “GOLFIT” JANË KONTRABANDUAR 300 KILOGRAM DUHAN

16. mars 2015.

Bujanoc – Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në afërsi të Dolevcit, kanë burgosur B.A (1986) nga rrethina e Bujanocit, përshkak të dyshimit që ka kryer vepër penale të tregëtisë së palejuar të prodhimeve me akcizë.  

Policia me rastin e kontrollës së rregullt në komunikacion, në rrugën Leskoc – Nish, në veturën e tipit “golf”, me targa të Bujanocit, të cilin e drejtonte B.A., në bagazhin e “golfit”, ka zbuluar rreth 300 kilogram të duhanit të prerë, për të cilin dyshohet se ka qenë i destinuar për shitje të mëtutjeshme.

Të dyshuarit i’u është shqiptuar masa mbajtjes policore prej 48 orëve dhe më pastaj lënda e veprës penale do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore Publike të Nishit. 

Burimi: Alo, Blic dhe Trupi Koordinues