Arkiva e lajmeve
                   

NË SERBI JANË REGJISTRUAR 1.379 MEDIA

12. mars 2015.

Bujanoc – Kryetari i komunës së Preshevës dhe Bujanocit, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, në truezën të emëruar „Zbatimi i ligjeve të reja për media në praktikë“, të cilin Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë organizoi në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, është kërkuar që mos të privatizohen mediat që i’u është themelues komuna, me një arsyetim se kjo është e duhur për një infomim më të mirë për qytetarët.

Në Bujanoc dhe Preshevë egzistojnë katër televizione të cilat emitojnë program në gjuhën shqipe.

Në privatizim deri në korrik të vitit 2015, në përputhje me rregullat e mediave dhe Ligjin për Privatizim, presin tri media – RTV Presheva, RTV Bujanoci dhe Radio Medvegja, themelues i të cilave është komuna.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se “privatizimi do të thot shuarje e mediave në gjuhën shqipe në Preshevë”.

„Ligji për Privatizim të mediave publike është i shkëlqyeshëm, mirëpo duhet të dihet lokacione se ku do të zbatohet. Për RTV Presheva, e cila ka 28 punëtorë, komuna ka ndarë 22 milionë dinarë në muaj. Nëse në të ardhmen ndahen dy përqind nga buxheti, ajo shtëpi mediatike më së shumti mund t’i ndahen 11 milionë dinarë“, ka thën Mustafa.

Isuf Memeti, drejtor i televizionit privat “Aldi”, në Preshevë, television i cili emiton program në gjuhën shqipe, ka thënë se komuna nuk do të duhej që “televizionet private t’i shikoj si armiq” dhe se “Mustafa, diskriminon mediat private në komunën e tij”.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, gjithashtu ka qenë për përjashtim nga privatizimi i televizionit lokal të Bujanocit dhe si argument përmendi edhe atë së “pas privatizimit do të shuhet edhe programi në gjuhën serbe në këtë komunë”.

Qëndrim kundër privatizimit të TV Bujanocit ka shprehur edhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH), Jonuz Musliu, i cili tha se “këtë herë e keqja nga Beogradi (në apektin e privatizimit) ka ardhur edhe për shqiptarët, serbët dhe romët në Bujanoc (të cilët punojnë në televizionet lokale).

Miërpo, deputeti nga Bujanoci i Partisë Përparimtare Serbe, Nenad Mitroviq, ka thënë se “që nga themelimi i TV Bujanocit, rreth 7.000 banorë serb të kësaj komune fare nuk kanë sinjal të këtij TV”.

“E kuptoj se si sillet TV “Spektri”, i cili është privat dhe e cila lidhje është në drejtim vetëm për vendet ku jetojnë shqiptarët, mirërpo është e papranueshme që kështu të sillet TV Bujanoci, i cili finansohet nga buxheti komunal”, ka thënë Mitroviq.

 Deputeti popullor dhe lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, ka thënë se „kush e finanson televizionet në to do të ketë monopol „dhe se ky është problemi i cili do të duhej të zgjidhet përshkak ndarjes së mjeteve në mënyrë jo të barabartë për të gjitha mediat“.  

Në temën e privatizimit ka folur edhe redaktori i portalit www.lugina-lajm.com, Agron Islami, i cili theksoi se këtë medium “kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, e saboton”, si dhe faktin se nuk mund të marrin rekomandime për të konkuruar në konkurset e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Serbisë.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës dhe Informimit, Sasha Mirkoviq, në truezën të emëruar „Zbatimi i ligjeve të reja për media në praktikë“, të cilin Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e ka organizuar në Shtëpinë e Kulturës, në Bujanoc, ka deklaruar se në Regjistrin Ekonomik egzistojnë 1.379 media, prej të cilave 107 televizive, si dhe më shumë se 350 radio stacione.

Mirkoviq ka theksuar se këto të dhëna tregojnë se sa tregu medial në Serbi është i kërkuar, si dhe pret që Agjensioni për Privatizim, sëshpejti të shpall aksionin për privatizimin e mediave.

„Ligjet e mediave janë miratur në monitoringun e Unionit Europian, ndërsa janë përpiluar në procesin transperant, në të cilin si grupe punuese në cilësi të vëzhguesit kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, ndërsa përmes ndihmës së ekspertit të cilin e ka angazhuar Delegacioni i UE-së në Serbi. Të tre ligjet e mediave të cilët tani më janë miratuar, janë dakorduar në Bruksel“, ka theksuar Mirkoviq.

Ai ka shtuar se ligjet e mediave janë përpiluar paralelisht me të dhënat e shqyrtimit të kapitullit 23, 10 dhe 8, në negociatat për anëtarsim në UE, si dhe Qeveria e Serbisë sëshpejti do të zbatoj edhe një ligj nga fusha e mediave – Ligjin për reklamim.

 „Të gjitha ligjet janë në përputhje edhe me strategjinë për media. Mendoj që privatizimi nuk do të thotë shuarje të mediave. Privatizimi i media do të thotë edhe një fillim i ri, kur është fjala për modelin e ri të finansimit“, ka thënë Mirkoviq. 

Ai ka thënë se “Qeveria e Serbisë nuk dëshiron që askend t’a diskriminojë, nuk egziston asnjë kufizim në buxhet të cilin vetqeverisjet lokale kanë për finansimin projekteve  mediave pas privatizimit”.

Burimi: Beta, RTV, N1 info dhe Trupi Koordinues