Arkiva e lajmeve
                   

KLUBI BASKETBOLLISTIK MULTIETNIK NË BUJANOC

13. mars 2015.

Bujanoc – Klubi Basketbollistik nga Bujanoci “BSK Junior”, egziston që 10 vite, është klub multietnik ku sëbashku në të ushtrojnë serbët, shqiptarët dhe romët. Garojnë në ligën e dytë të jugut. Prej 178 anëtarëve nga të gjitha moshat, 22 prej tyre aktivisht janë nëpër gara.

Entuzijazmi, dashuria ndaj basketit, dëshira për përparim, ka bërë që të bashkohen serbët, shqiptarët dhe romët. Sukssesi më i madh i këtij klubi të ri është pjesëmarrja në ligën ligën e parë serbe „Lindja“.

„Atmosfera është shkëlqyeshme, të gjithë përshtatemi. Kemi edhe shqiptarë, mirërpo gjithçka është në rregull, nuk ka urrejtje, luan i tërë ekipi“, thot lojtari Stefan Stevanoviq.

 „Dëshiroj të luaj basket, ushtroj që dy vite në BSK. Ndjehem shumë mirë, është klub multietnik, jam përshtatur“, thotë lojtari Fadil Morina.

 „Shoqërohemi dhe deri më tani qëllimi ynë ka qenë të hyjm në ligën e parë serbe, gjë që e kemi arritur para dy viteve“, thotë basketbollisti qendror Sabedin Ebibi.

  „Njihemi që moti, në basket nuk është e rëndësishme gjuha në terren dhe nuk kemi asnjë problem“, shton pllejmekeri Mendim Sopi.

Katër herë në javë ushtrojnë basket në sallën e sportit në Bujanoc. Përshkak të organizimit dhe ushtrimeve të cilat i kanë edhe ekipet tjera, basketbollistët ushtrojnë shpeshë edhe në orët e mbrëmjes.

 „Ka serb, shqiptarë, rom, më shumë ka serb, mirërpo të gjithë janë të kyçur në mënyrë aktive dhe nuk kam asnjë vërejtje. Të gjithë përpiqen, punojnë, ushtrojnë. Ftohtë është, nuk kemi nxemje, mirëpo punojmë aq sa mundemi“, thotë treneri Zharko Ristiq.

Kryetari i KB “BSK Junior”, Mirosllav Ristiq, thotë se është i mirëseardhur çdo kush i cili mund të përshatatet.

 „Nuk kemi probleme se i përket anëtarësimit, ka shumë klube që garojnë, kështu që hapësira është e ngarkuar“, shton ai.

Ambasada e Gjermanisë në Serbi dy herë ka ndihmuar në mënyrë finansiare klubin si dhe ka dhuruar edhe dreset për basketbollistët. Klubi “BSK Junior” ka edhe ndihmën e vetqeverisjes lokale.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues