Arkiva e lajmeve
                   

JANË PASTRUAR 90 PËRQIND E RRUGËVE

13. mars 2015.

Medvegjë – Dragisha Petroviq, kryetar i komunës së Medvegjë, ka deklaruar se ekpitet komunale kanë arritur që të pastrojnë nga bora 90 përqind të rrugëve duke i mundësuar qarkullim banorëve, ndërsa të rrugët malore ende nuk janë të pastruara, të cilat i takojnë kategorive të treta.

„Sipas infomacioneve të cilat i disponojmë në këtë moment, rrymë kanë 80 përqind e banorëve të komunës“, ka thënë Petroviq duke shtuar se ekipet e „Elektrodistribucionit“ nga Leskoci dhe Lebani kanë dalur në terren për eliminimin e prishjeve.

Petroviq ka thënë se në disa rrugë malore janë lajmëruar rrëshqitje, mirëpo shtëpitë deri më tani nuk janë të rrezikuara.

Ai ka paralajmëruar se banorët e komunës së Medvegjë nuk kanë qenë të rrezikuar përshkak të rënieve të borës dhe rrugëve të bllokuara.

Situata e jashtëzakonshme në këtë komunë nuk është shpallur, ndërsa sipas fjalëve të Petroviqit ky vendim është arritur sepse është vlerësuar se ata vet, me mekaneritë dhe njerëzit e vet, mund t’i pastrojnë rrugët. 

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues